Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në një intervistë se nëse Meta shkarkohet nuk ja lë partinë, nuk i lë gjërat në mes.
“Po unë nuk kam pse t’ia lë, unë jam votuar. Varet se ca qëndrimi ka z.Meta e para dhe e dyta unë jam sfidante nuk i lë gjërat në mes të rrugës. Mund t’i lë gjërat në mes të rrugës vetëm si një nënë që mund të sakrifikojë gjithçka dhe jam e detyruar të marr rolin e nënës ose për arsye shëndetësore. Por të jeni të bindur që as njëra dhe as tjetra nuk besoj se mund të ndodhin” tha Monika Kryemadhi. /l.m