• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konkurrenca për vaksinën/ Pfizer nxjerr rezultate të reja: Efektiviteti është 95%, së shpejti autorizimi

by Java News
18/11/2020 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pfizer dhe BioNtech kanë përditësuar rezultatet për vaksinën e prodhuar kundër COVID-19. Pfizer ka deklaruar sot se të dhënat e reja tregojnë se vaksina e tyre është 95 % efektive, nga 90% që u deklarua një javë më parë dhe se nuk ka efekte anësore. Të dhënat tregojnë se vaksina ka mundur të parandalojë format e lehta dhe të rënda të COVID, sipas kompanisë. Një tjetër lajm i mirë është se vaksina e Pfizer është 94% efektive tek të moshuarit dhe të rriturit, dy kategori që ende nuk dihej deri më sot efektiviteti i vaksinës.

New York Times raporton se Albert Bourla, shefi i Pfizer është shprehur: Rezultatet e studimit shënojnë një hap të rëndësishëm në këtë udhëtim historik tetë-mujor për të sjellë përpara një vaksinë të aftë për të ndihmuar në përfundimin e kësaj pandemie shkatërruese.

Kompania pret autorizimin e F.D.A, dhe me të marrë aprovimin Pfizer pret të prodhojë deri në 50 milion doza në dispozicion deri në fund të vitit dhe deri në 1.3 miliardë në fund të vitit të ardhshëm.

Lajmi i keq është se gjysma e furnizimit të tij, do të shkojë në SHBA në vitin 2020, për rreth 12.5 milionë njerëz, nga popullsia e plotë e vendeve që kap vlerën e 330 milionë njerëzve. Vaksina për amerikanët është falas, falë marrëveshjes që u arrit nga qeveria me Pfizer.

Rezultatet e sotme pasojnë raportimin pozitiv të javës së fundit, ku u zbulua se vaksina ishte më shumë se 90 për qind efektive. Të hënën, ishte kompania Moderna që deklaroi se kishte një vaksinë 94.5 për qind efektive. Pfizer ka garantuar se vaksina është efikase në të gjitha moshat, racat dhe etnitë. Efektet anësore të deritanishme janë lodhja, ndërsa pas dozës së dytë, një dhimbje koke. Të moshuarit kanë patur efekte anësore më të lehta.

Akiko Iwasaki, një imunolog në Universitetin e Yale i tha gazetës se rezultati për të moshuarit është mbresëlënës. “Ne e dimë nga vaksina e gripit se është shumë e vështirë të arrihet mbrojtja në këtë grup moshë me vaksina”, kështu që efikasiteti prej 94 përqind në këtë grup “është me të vërtetë i jashtëzakonshëm”.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar më herët se vaksinimi fillimisht do të bëhet tek kategoritë e rrezikuara dhe të ekspozuara, si punonjësit e sistemit shëndetësor dhe të moshuarit.

Pfizer gjithashtu ka deklaruar se është gati që përveç provës klinike, të japë në FDA dy muaj të plotë raportim të të dhënave të sigurisë.

g.kosovari

Next Post
Pas divorcit a është dasma në planet e saj? Eneda Tarifa shuan dyshimet: Nëse vjen pse jo, jam e hapur…

VIDEO / Eneda Tarifa infektohet me Covid: Nuk ndjej asgjë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In