Glauk Konjufca i VV-së ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se brenda kësaj partie ka disa rryma për rrugën që duhet ndjekur për zgjedhje.
Ai ka thënë se rryma e parë është që të mos hapet fare kjo temë dhe rryma e tretë është rrëzimi i PDK-së me çdo kusht, për të cilën tha i takon edhe vetë, transmeton Koha.net.
Kurse, rryma e dytë sipas Konjufcës është ajo që janë për një bashkëpunim me një PDK me kushte, rrymë e cila sipas tij është shumë e vogël.