Kryeministri, Edi Rama, ka shfrytëzuar një takim me banorë të Konispolit, për të lëshuar mesazhe të qarta se qeveria që ai drejton nuk bën asnjë diskrimin ndaj minoritarëve, duke nënvizuar se në Shqipëri çdo qytetarë trajtohet njëlloj. Takimi në Konispol i kreut të qeverisë bëhej në kuadër të ndarjes së tapive të legalizimit. Deklaratat e Ramës vinë në një kohë jo shumë rozë në marrdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, ku pala greke ka ngritur pretendime për diskrimin të minoritetit grek nga ana e qeverisë shqiptare. Pretendimet e Athinës zyrtare janë gjeneruar nga një sërë deklaratash të kryetrarit të PBDNJ, Vangjel Dule, i cili për disa shembje shtëpish në Himarë bëri deklarata se minoritarët po diskriminohen. Por Rama është kundërpërgjigjur sot në mënyrë të drejtëpërdrejtë këtyre pretendimeve, duke deklaruar se në Shqipëri çdo qytetarë trajtohet njëlloj. Madje Rama u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të bëhen pjesë e PS pasi, sipas tij, “PS është shtëpua më e sigurtë për minoritarët”.
“Shtëpia më e sigurtë e minoritarëve është PS. Me certifikatat e legalizimit përmbushim një zotim. Minoritarët marrin mesazhin e mbështetjes. Çdo qytetarë i Shqipërisë trajtohet njëlloj. Në Tiranë bëhet zhurmë, por për ne jeni njëlloj”, ka deklaruar Rama.
Me.Ar










