Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar një magazinë dhe dy godina të tjera në fshatin Mursi, të Konispolit.
Mësohet se zjarri fillimisht ka filluar në një zdrukthëtari, ku si shkak dyshohet të ketë qënë një shkëndije elektrike.
Më pas flakët janë përhapur edhe në dy godina të një biznesi tjetër që shërbenin si depo dhe ambient fjetjeje për punonjësit.
Për të shuar flaket kanë punuar tre mjete zjarrfikëse të Konispolit dhe Sarandës, pasi përhapja e zjarrit rrezikonte edhe banesat e fshatit Mursi, të cilat ndodhen vetëm disa metra larg vatrës.
/a.r










