Kongresmenia amerikane Vicky Hartzler në një intervistë të dhënë në Top Story me Grida Dumën, në Top Channel, ka folur për vlerat e familjes dhe qëndrimin e saj lidhur martesat brenda së njëjtës gjini.
Ajo shprehet se nuk ka asgjë kundër, por vetë ajo është pro familjes bërthamë, baba, nëna dhe fëmijët.
“Martesë me shumë se një bashkëshort. Tre burra do të quhej martesë. Ose tre burra e një grua. Shkon përtej logjikës”, shprehet ajo ndër të tjera.
Duma: Mirëmbrëma dhe mirë se vini në Top Story. Është nder t’ju kemi këtu, zonja kongresmene. Lejomëni t’ju drejtohem në mënyrë konfidenciale, znj. Hasler. Shumë falemnderit që jeni në Shqipëri. Është hera juaj e parë në Shqipëri?
Hartzler: Po, dhe po na pëlqen qëndrimi këtu. Është kënaqësi të jemi në emisionin tuaj.
Duma: Është kënaqësi t’ju kem këtu. Dua t’ju pyes për vlera bazë që në Shqipëri merren si të mirëqena. Vlerat familjare, që zë përqendrimin tuaj kryesor mes çështjeve tuaja politike, dhe pse keni interes në çështje të tjera që keni diskutuar, diçka në Shqipëri do të rezultonte në gjëra të tjera, si sanksionet ndaj Kinës, që i keni pasur në karrierë. Por le ta nisim me vlerat familjare. Çfarë ju sjell në Shqipëri?
Hartzler: Akil dhe Linda Pano më thirrën që të flas në një konventë pro-familjes që u mbajt të shtunën. Ishte nder të isha aty e të flisja me të në emër të familjes, që është bërthama e çdo kombi, e çdo shoqërie. Kur familja lulëzon, kombi lulëzon. Familja po sulmohet tani, si në Amerikë edhe në Shqipëri. Sulmi po bëhet në esencën e asaj që është familja. Besoj se forma më e fortë e familjes është ajo midis burrit dhe gruas. Duhet ta mbrojmë këtë, në emër të shoqërisë dhe të fëmijëve. Fëmijët dalin më mirë kur kanë një nënë e një baba. Kjo është e rëndësishme. Po ashtu është dhe mbrojtja e jetës. Jam shumë pro-jetës dhe më thyhet zemra kur dëgjoj për aborte, fëmijë që vriten nëpërmjet abortit. Jam mbështetëse e madhe e birësimit. Vajza ime është birësuar. E di që ka shumë familje që ofrojnë dashuri, ndaj ne duam të mbrojmë jetën, të mbrojmë familjen, dhe jam krenare që ndodhem këtu për të mbështetur njerëzit e këtij vendi që e mendojnë kështu.
Duma: Le të themi që bota është më e lirë pas Luftës së Dytë Botërore. Pse mendoni se familja nuk mbrohet vetë? Pse duhet ta mbrojmë me ligje e rregulla. Pse nuk mbrohet vetë? Është botë e lirë. Një burrë e një grua zgjedhin të jenë bashkë, të krijojnë familje e të kenë fëmijë. Disa nuk e zgjedhin këtë. Pse duhet të themi që nuk mbrohet vetë?
Hartzler: Njeriu pret të jetë e logjikshme që familja të jetë me një burrë e një grua, dhe me fëmijë. Por të tjerë kanë forma të tjera që i sjellin në parlamente e legjislatura, dhe duan të marrin të njëjtat përfitime ligjore nga martesa dhe në forma të tjera, që s’janë aq të dobishme. Greqia, për shembull, sapo miratoi martesën midis së njëjtës gjini. Në vendin tonë, fatkeqësisht, gjykatat kanë vendosur për të njëjtën gjë. Kjo duket e dëmshme për fëmijët, sepse u mohon mundësinë për të pasur edhe një nënë, edhe një baba. Studimet kanë treguar se s’është gjë e mirë, dhe kjo ka hapur rrugët për forma të tjera marrëdhëniesh, të cilët shkojnë në gjykata dhe kërkojnë të quhen të martuar e të kërkojnë përfitimet. Tetorin e shkuar, një gjykatës në Nju Jork vendosi që një martesë në grup të ketë të njëjtat të drejta si midis një burri e një gruaje.
Duma: Ç’do të thotë: “martesë në grup?”
Hartzler: Martesë me shumë se një bashkëshort. Tre burra do të quhej martesë. Ose tre burra e një grua. Shkon përtej logjikës. Prandaj duhet të mbrojmë me ligje atë që konsiderojmë logjikë, dhe atë që ka qenë standardi për shumë breza. Martesa është brenda një burri e një gruaje, dhe kjo është forma e vetme për të marrë mbrojtje ligjore dhe përfitime nga qeveria.
Duma: Pra, nuk jeni kundër sjelljeve seksuale, le të themi, natyrale apo të vetëdeklaruara. Jeni kundër martesës së këtyre njerëzve, dhe krijimit të familjes, birësimit të fëmijëve prej tyre. Pra, për të qenë të qartë. Ken një nip. Pashë gjatë fjalimit në Kongres që u emocionuat. Kjo ka bërë që të jeni më liberale, sepse LGBT ekziston dhe duhet të ekzistojë. Pra, duhet të jeni në paqe me këtë. Çfarë reagimi patët me një anëtar të familjes, duke diskutuar vlerat familjare, duke qenë e përfshirë emocionalisht, sikur po dëmtonit nipit tuaj. Çfarë po ndodhte?
Hartzler: Ishte shumë e dhimbshme që ai zgjodhi atë jetë. Sigurisht, unë e dua, dhe pse s’jam dakord me jetën që ka zgjedhur. Por pikëpamja e tij për sa i përket mbështetjen që i jap martesës, ka qenë me urrejtje, dhe kjo është gabim. Të mbrosh martesën s’do të thotë që po përdor gjuhë urrejtjeje. Portretizimi i tij për qëndrimin tim, që është qëndrimi i shumicës së njerëzve në botë, ashtu si dhe në Shqipëri – pra, që martesa të jetë midis një burri e një gruaje – dhe që ai të thotë se nga unë po vinte urrejtje, që duhej të injorohesha nga bashkëpunimet, për shkak se besoja në ato vlera themelore, është një ide e gabuar dhe e dëmshme. Shpresoj që ta kuptojë që e dua. Vetëm sepse s’biem dakord për politikën ligjore, s’do të thotë që s’mund ta duash dikë.
Duma: Pra, marrëdhënia me nipin vazhdon të jetë e tillë. S’flisni. Nuk i ka shëruar koha mosmarrëveshjet?
Hartzler: Ka zgjedhur të mos komunikojë me mua, përveçse nëpërmjet TikTok-ut dhe rrjeteve shoqërore, gjë që është shumë gabim. Shkroi një letër kur vendosi të shpallë hapur pëlqimin e tij seksual, që është homoseksual. I shkrova menjëherë duke e falënderuar që më vuri në dijeni. Kur rastisëm në shtëpi e kërkova dhe doja t’i jepja një përqafim. Ky ka qenë komunikimi i fundit që kam pasur me të dhe kam pritur të vijë në shtëpi, të ulemi e të flasim, t’i jap një përqafim. Por ai zgjodhi të dalë në media kombëtare dhe të më sulmojë. Kjo është ngjarje e pakëndshme, por ndonjëherë familjet kanë mosmarrëveshje.
Duma: Sigurist, por ky është një debat shumë i veçantë mes anëtarëve të një familjeje. Dhe i zakonshëm, në një farë mënyre, në shumë vende perëndimore. Detyrimi për të ditur më shumë në jetën publike. Ju duket ky komunitet më agresiv se ç’duhet?
Hartzler: Them se po. Nëse s’je dakord me ata, s’e di… Por është e pakëndshme që zgjedhin urrejtjen. Flasin se si duhet të jemi tolerantë. Thonë që ne s’jemi tolerantë ngaqë mbështesim një ligj që ka ekzistuar për 5000 vite. S’jemi ne ata që kemi ndryshuar. Për mendimin tim, ata po tregohen jo-tolerantë dhe me urrejtje, duke kërkuar që ne të heshtim. Është shumë e pakëndshme, por në shoqëri të hapura kemi mundësinë të flasim e të kemi dialog. Prandaj kanë rëndësi votat dhe zgjedhjet. Mund të bashkohemi si komb e të vendosim bashkë se në çfarë besojmë. Shqipëria është një vend me fe të ndryshme dhe njerëzit duket se thonë që na kuptojnë, duan të mbështesin faktin që familja është diçka mes një burri e një gruaje, dhe të tjerët mund të kenë çfarë lloj marrëdhëniesh të duan. Kjo është liria. Por kur vjen puna te krijimi i ligjeve dhe përfitimeve qeveritare, kjo duhet të mbetet mes marrëdhënieve që i ka vërtetuar koha, që i dimë se janë më të mirat për fëmijët. Ky është roli i një martese. Të mbrojë brezin e ardhshëm të fëmijëve. Çdo fëmijë meriton të ketë edhe nënë, edhe baba. Këtë s’mund ta zëvendësosh.
Duma: Nëse mund të kemi një debat sy më sy me ta dhe të themi se pse lëndohen fëmijët kur birësohen nga familje me përbërje të tillë… çfarë thonë studimet? Cili është qëndrimi juaj në lidhje me dëmet që do të kenë fëmijët nëse birësohen nga këto familje?
Hartzler: Studime që kam lexuar tregojnë se fëmijët e rritur nga prindër të së njëjtës gjini kanë më shumë probleme të shëndetit mendor, kanë më shpesh nevojë për psikiatër, ka më shumë gjasa të abuzojnë me drogën, të ngacmohen seksualisht, kanë më shumë prirje të abuzojnë me alkoolin. Studimet në anën tjetër tregojnë se kur fëmijët kanë një nënë e një baba si prindër, kanë nivel më të lartë shëndeti mendor e fizik, janë më mirë ekonomikisht dhe më të lumtur. Kam folur me shumë fëmijë, kam lexuar shumë histori të fëmijëve të rritur nga dy burra ose dy gra. Ato fëmijë s’është se kishin zgjidhje. U është mohuar përjetësisht mundësia dhe janë shumë të lënduar. U mungon të pasurit një baba me të cilin të luajnë futboll, një nënë me të cilën të gatuajnë. S’është njësoj. Ligjet duhet të mbrojnë atë që dimë që është më e mira për ata. Duhet t’i mbrojmë./tch