• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kongresmeni McCaul letër Metës: Byroja e Hetimit sipas modelit të FBI

by Java News
24/08/2016 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori një mesazh për miratimin e Reformës në Drejtësi nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, kongresmeni Michael McCaul

Në një mesazh drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Meta, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, kongresmeni Michael McCaul shpreh vlerësimin e tij për Kryetarin Meta dhe Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e suksesshëm të Reformës në Drejtësi.

Kryetari McCaul vlerëson se lidershipi dhe integriteti i demonstruar nga Kryetari i Kuvendit përgjatë gjithë këtij procesi ishte instrumental në bashkimin e palëve për ta shndërruar këtë në një moment historik për Shqipërinë.

“Si një ish-prokuror federal, unë besoj fuqimisht se sundimi i ligjit duhet të shërbejë si një gur themeli në çdo shoqëri demokratike dhe duhet të mbështetet mbi besimin, llogaridhënien dhe barazinë përpara ligjit, duke nisur nga nivelet më të larta të qeverisjes deri te profesionalizmi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Gjithashtu, shpreh besimin se reforma e sapomiratuar në drejtësi do të shërbejë si një themel i qëndrueshëm mbi të cilin vendi juaj mund të vazhdojë të ecë përpara dhe mirëpres krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, si një tregues i rëndësishëm i vendosmërisë së Shqipërisë në rrugën e reformave”, shkruan në mesazhin e tij McCaul.

Kryetari McCaul thekson se si dy vende anëtare të NATO-s, SHBA dhe Shqipëria duhet të punojnë së bashku për t’u përballur me çështje me interes reciprok, sikurse është lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm. Adresimi i këtyre çështjeve pa partneritet nuk është një opsion, prandaj mirëpres angazhimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve tona.

Kryetari McCaul përfundon mesazhin e tij, duke theksuar se “ju keni një mik dhe partner në Kongresin e Shteteve te Bashkuara, i vendosur për mirëqenien e dy vendeve tona. Përgëzime për një punë të kryer mirë”. /r.a

Next Post
“Kur goditi tërmeti ranë të gjitha muret e shtëpisë… Jastëku më shpëtoi jetën”

"Kur goditi tërmeti ranë të gjitha muret e shtëpisë... Jastëku më shpëtoi jetën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In