Joe Biden është zyrtarisht i certifikuar nga Kongresi i SHBA si fitues i zgjedhjeve presidenciale.
Pritet që Biden më 20 janar në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë të betohet si Presidenti i ri i SHBA.
Numërimi i tre votave elektorale të Vermont vendosi Biden dhe Zëvendës Presidentin e zgjedhur Kamala Harris mbi pragun 270 të nevojshëm për të fituar presidencën, raporton CNN.
Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden.
Nga ana tjetër republikanët kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.
Certifikimi vjen pasi protestuesit e Pro-Trump sulmuan kongresin amerikan.
Seanca e Kongresit, e cila normalisht është ceremoniale u ndërpre për disa orë kur protestuesit shkelën Kapitolin.
Duket se gjithë protesta e djeshme e dhunshme që shkaktoi plot 4 viktima, 14 efektivë të plagosur dhe 52 të arrestuar nga mbështetësit e Trump vetëm sa shtyu me disa orë verdiktin final.
Madje demokratët e Biden tashmë për herë të parë nga 2009 do të kenë në dorë Senatin, Kongresin dhe Presidentin në Shtëpinë e Bardhë.
g.kosovari











