• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kongresi i Ramës për Arsimin/ Zhupa: Ngjante me ato të partisë së të atit, që përfunduan në koshin e plehrave të historisë

by Java News
12/09/2022 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike thotë se “Kongresi Kombëtar i Arsimit” i organizuar nga qeveria këtë të hënë, që përkon me nisjen e vitit të ri shkollor, është një “dëshmi e shndërrimit të arsimit në shërbim të partisë”.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD Ina Zhupa, duke kujtuar se qeveria nuk ka përfshirë studentët në paketën e dytë antikrizëm thotë se “për qeverinë Rama studentët dhe familjet e tyre nuk e ndjejnë krizën ekonomike”.

“Kongresin e hodhi poshtë vetë Rama, i cili në sy të Ambasadores amerikane tregoi se si ai përndiqte një mësuese që ishte pushuar nga puna dhe merrte pjesë në takimet e kryetarit të PD, Sali Berisha.

Kongresi i Arsimit të Ramës, ngjante me kongreset e partisë së të atit, që shkonin nga ‘fitorja në fitorje’, por në fund përfunduan në “koshin e plehrave të historisë”, u shpreh Zhupa.

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Sot Edi Rama ka zhvilluar punimet e Kongresit Kombëtar të Arsimit. Si kreu i një qeverie pa qeverisje, ai ka folur para kreut të një ministrie pa arsim, dhe drejtorëve të Arsimit pa drejtim.

Sepse arsimi nuk ka ikur në ‘drejtimin e duhur’, por në të vetmin drejtim… që është humnera ku e ka hedhur Rama, me ata që At Gjergj Fishta i quante ‘shakllabana’.

Kongresin e sotëm e hodhi poshtë, vetëm duke folur drejt, ambasadorja gjermane e Bashkimit Europian, kur u tha në sy se, BE ka dhënë 100 milion euro për arsimin në Shqipëri.

Siç la të kuptohej ambasadorja, dhe siç duket me sy të lirë çdo ditë, këto fonde europiane janë shpërdoruar, dhe cilësia e shkollimit dhe infrastruktura shkollore dhe universitare, ka bërë mbrapa. 100 milion euro mund t’i kishin ndërruar faqen shkollave shqiptare.

Kongresin e hodhi poshtë mos përfshirja e Komisionit të Edukimit në parlament, qe është organi me i lartë ligjvënës në fushën e arsimit, ku jep llogari ministria. Frika se mos flisnin përfaqësuesit e opozitës, bëri që mos të dëgjonin as deputetët e tyre.

Kongresin e hodhi poshtë mungesa e prioriteteve dhe fakti brutal i një buxheti të cunguar për arsimin.

Kongresin e hodhi poshtë edhe mosreflektimi i një strategjie për të ardhmen, i degëve prioritare, apo mbështetja e studentëve në kohë krize.

Për qeverinë Rama studentët dhe familjet e tyre nuk e ndjejnë krizën ekonomike.

Kongresin e hodhën poshtë, me mospraninë, profesionistët e arsimit, pedagoget dhe akademikët e njohur si Artan Fuga, Mark Marku, e të tjerë.

Sepse, po të vinin, Rama do t’i dënonte me riedukim, siç ka bërë me gazetarët.

Kongresin e hodhi poshtë vetë Rama, i cili në sy të Ambasadores amerikane tregoi se si ai përndiqte një mësuese që ishte pushuar nga puna dhe merrte pjesë në takimet e kryetarit të PD, Sali Berisha.

Kongresi i Arsimit të Ramës, ngjante me kongreset e partisë së të atit, që shkonin nga ‘fitorja në fitorje’, por në fund përfunduan në “koshin e plehrave të historisë”.

g.kosovari

Next Post
Tentoi të përdhunonte bashkëkombësen/ Shqiptari ia mbath në Shqipëri e Greqi por s’gjen shpëtim nga drejtësia Italiane

Tentoi të përdhunonte bashkëkombësen/ Shqiptari ia mbath në Shqipëri e Greqi por s'gjen shpëtim nga drejtësia Italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In