• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konformisti, ardhur nga “Toena”

by A R
31/05/2016 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Toena” ka ndjekur besnikërisht nga ana grafike zgjidhjen e origjinalit për ta bindur lexuesin e saj, se libri i Moravisë është vërtetë për t’u shijuar. Në fakt, “Konformisti” i Alberto Moravisë, i botuar në origjinal në fillim të viteve ’50, ka pak gjasa të të befasojë në kohën kur jetojmë, pasi konformi i sjelljes në shoqëri s’është më modë dhe as mënyrë mbijetese, por thjesht jeta e zakonshme. Njeriu i shekullit XXI jo vetëm është konformist, por këtë fjalë pak nga pak po e nxjerr nga fjalori i vet, duke e kthyer në arkaike.

Gjithsesi, romani është zgjedhje e mirë për ta njohur individin e Italisë së gjysmës së parë të shekullit të shkuar, me të cilin lidhet në jo pak raste edhe historia jonë. Fabula është fare e thjeshtë, kurse nuk përdoret veta e parë. Alberto Moravia ka dashur ta menaxhojë fabulën me të gjithë elementët e saj. Është disi e vështirë të marrësh lidhjen e personazheve të tjera, por këtë e zbulon nga dialogët interesantë, që hera-herës duken si personazhe psikologjikë dhe jo pak herë si teatralë.

Romani ka një linjë të thjeshtë, që është përballja e personazhit kryesor Marçelos me një detyrë shtetërore për të eliminuar një antifashist, këtë herë me vetëdije. E themi të ndërgjegjshëm, pasi personazhi instinktivisht ka jetuar përgjatë të gjithë moshës së rinisë me mendimin se ka eliminuar dikë, që në fakt ishte një pedofil, që s’ka vdekur tamam prej tij.

Libri në fakt e fut autorin në hullinë e një syreshi “ të angazhuar”, që do të thotë se e përshfaq tematikën e veprës së vet në një kërkesë të caktuar për ta rrëfyer realisht, në këtë rast, qëndrimin e tij antifashist. Ka përdorur një histori familjare, por zgjidhjen e bën përmes një personazhi, të ashtuquajtur negativ. Ky i fundit është personifikim i individualizimit të qenies evropiane, por edhe shoqërisë së dërrmuar italiane prej fashizmit dhe propagandës së tij. Ndaj ai gjuan mesataren ose mediokren, që mund të përkthehet normalitet dhe si shumica e italianëve i bashkohet fashizmit, që e sheh si strehë të qetësisë dhe largimit prej jetës së vështirë familjare, që e ka ndjekur falë dy prindërve të çakorduar të tij. Konformizmi, mu sjellja me kanonet e tij, është një mënyrë që e ngjit atë në një jetë normale. Kjo jetë e lidh me një grua të pasur, aspak me kulturën dhe as edhe gjendjen e tij (është shumë më e mirë), i jep qetësinë dhe respektin relativ të shoqërisë, teksa aftësitë e kanë çuar në strukturat fashiste të ndjekjes. Autori e ka lënë disi bosh metamorfozën sesi fëmija i dhunuar, i përçmuar aq shumë nga shokët e tij arrin deri në këto struktura. Ka pak erë Hemingëay në strukturën e veprës.

Dhe, personazhi ynë di t’ia kthejë ndryshe shoqërisë, që ka dashur ta përdhunojë, ta mënjanojë, ta fyejë. Ai bëhet këtë herë ndihmës-vrasës potent. Pak e parealizuar dhe disi patetike figura e profesorit që ka përballë si figurë për t’u eliminuar dhe që e veshur me tis kristian, bëhet dhe si e pabesueshme, kur e fal edhe pse e di mirë se ai është spiun. Autori na jep mundësinë që të ndjekim shqetësimet e shumta të personazhit, ku e ndjek për shumë kohë vrasja instiktive që ka bërë ndaj një pedofili, ndaj tani duket se nuk i bën më syri dritë.

Moravia nuk ka punuar shumë nga ana psikologjike për të kuptuar metamorfozën e këtij personazhi. Ndarja në tre pjesë e romanit e bën të vështirë të kuptosh sesi kapërcen në të tre pjesët: fëmijërinë, si hyri në polici dhe periudhën pas vrasjes së çiftit. Por autori jep më mirë se kushdo një figurë tipike italiane të kësaj periudhe duke nxjerrë realisht fytyrën e vërtetë të një shoqërie pa moral dhe shumë të stisur.

Nga ana tjetër, kemi Kadrin, këtë personazh profesori që është si shumë i stisur dhe bëhet gati si patriark i të mirës, por besueshmëria ndaj vetes, e bën disi të mefshtë, duke kujtuar që përballë ka një spiun të fashizmit…

Teknikisht autori ka vepruar shumë mirë me mënyrën sesi ia zbulon vrasjen e pedofilit vite më vonë, mënyrën sesi flitet për vrasjen e çiftit dhe dakordësinë me të shoqen.

Një pikë interesante është linja seksuale ose pasqyrimi femëror në roman, që për hir të së vërtetës duket si një linjë që nuk i shkon shumë veprës, por ti e kupton mjaft mirë se edhe ajo i shkon konformistit. Disa specialistë e lidhin ndrydhjen seksuale me fashizmin. Autori që kupton prirjen homoseksuale të gruas së profesorit dhe gruas së tij nuk i bën përshtypje, në dukje, sepse i mjafton kjo status quo. Aman, nuk e përball dot lehtë thirrjen e mishit, që i bën ajo. Ai mbetet konformist dhe këtë e shikon që në elementin, kur e shoqja i konfesion pa-virgjërinë. Për personazhin tonë konformi dhe jeta sipas rrjedhave normale, mjafton dhe për këtë e fal, lexo: atë që e bën qenien e kohës së tij të jetë normal është më se e mjaftueshme për personazhin tonë. Ndaj ai kalon sistemin, njerëzit, punën e tij dhe investon vetëm në këtë.

Duhet thënë se është një roman i këndshëm dhe vërtetë një mënyrë që të shikosh dallimin e këtij shkrimtari vërtetë të talentuar, krenari jo e kotë italiane. Një meritë duhet t’i vishet me patjetër “Toena”-s për zgjidhjen dhe përkthimin shumë korrekt të zonjës Kodra, që duhet thënë se mund t’i eliminonte disi orientalizmat e tepruara në disa vende që nuk shkojnë kurrsesi me karakterin italian…Libri të mëson realisht sesi mund të trajtosh një fabul me një ide që në titull, edhe pse është realizuar në një kohë gati krejt tjetër, por kjo është merita e letërsisë së mirë, që të ndih në çdo kohë.

alberto-moravia_1980-08-14

Titulli: “Konformisti”

Autor: Alberto Moravia

Botimet: Toena

Gjinia: Roman

Përkthyese: Klara Kodra

Faqe: 423

Next Post

Gashi “tmerron” Xhakën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

December 6, 2025
Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

December 6, 2025
“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

December 6, 2025
Inteligjenca artificiale mund të  krijojë pandemi

Inteligjenca artificiale mund të krijojë pandemi

December 6, 2025
VIDEO-Situatë kaotike nga përmbytjet në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

VIDEO-Situatë kaotike nga përmbytjet në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

December 6, 2025
Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë e Pogradec, në pranga 2 administratorë lokalesh, procedohen 6 persona të tjerë

Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë e Pogradec, në pranga 2 administratorë lokalesh, procedohen 6 persona të tjerë

December 6, 2025
Alimehmeti: KiE afron me një vit misionin monitorues të Kartës Evropiane

“Për çfarë e përgëzova Doktorin”/ Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin

December 6, 2025
Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

“Me Nokën dhe Vokshin nuk bëhet analizë në PD”/ Avokati: Berisha ka minuar themelet e partisë

December 6, 2025
Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

December 6, 2025
Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare arkitekti legjendar. Vepra e tij dhe risitë së solli

Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare arkitekti legjendar. Vepra e tij dhe risitë së solli

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In