Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konfikti.
Sekuestrohet një pistoletë plastike lodër dhe 5 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në lagjen “Partizani”, Elbasan, rreth orës 21:20, shtetasi B.R, 18 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan është konfliktuar me shtetasin M.D, 47 vjeç, banues në Elbasan , i cili kishte dhe një send të ngjashëm me armën e zjarrit Pistoletë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë , ku shtetasi B.R, porsa ka parë policinë ka braktisur një çantë dore që mbante me vete dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi. Grupi hetimor gjatë kontrollit në çantën e tij gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një pistoletë plastike lodër, dy telefona celularë, dhe kartën e identitetit të shtetast B.R.
/a.m.