Një konflikt i pazakontë ka ndodhur midis dy shoqëruesve të Presidentit të Republikës të cilët pasi janë konfliktuar janë larguar nga detyra.
Bëhetr fjalë pë gardistët Krenar Ahmeti, i cili shërbente si shef i sigurisë për kreun e shtetit dhe Hazbi Pëllumbi si shoqërues personal të cilët janë larguar nga detyra sipas Shqiptarja.com.
Incidenti i ndodhur ditën e hënë në ambientet e Presidencës pak çaste pasi eskorta ka sjellë në zyrë Nishanin, kohë kur Ahmeti është konfliktuar me vartësin e tij.
Konflikti midis dy gardistëve ishte i përsëritur, e për këtë shkak mësohet se me pëlqimin e Presidentit është vendosur zëvëndësimi i dy shoqëruesve dhe pezullimi i Ahmetit dhe Pëllumbit nga detyra. Ahmeti, më parë ka mbajtur postin e shefit të Policisë Rrugore.