• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Konflikti ukrainas dhe pasojat, Hoxhaj: Ballkani mund të jetë “fronti” i dytë i një lufte hibride

by A R
19/05/2022 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konflikti në Rusi ka shtuar shqetësimin edhe në rajonet të tjera nga ato të përfshira drejtpërdrejt në konflikt. Ballkani Perëndimor është një nga zonat më të prekura nga vala e përplasjes së madhe midis Perëndimit dhe Moskës.

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka shkruar një botim voluminoz mbi këtë konflikt dhe pasojave të mundshme, edhe afër nesh.

“Ideja e librit është në vazhdën e përpjekjeve për të kuptuar Rusinë. Kosova ka qenë viktimë e qasjes ruse për Ballkanin. Për shkak të vetos ruse, Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Përfshin padyshim edhe ngjarjet e fundit në Ukrainë, një ngjarje kthesë. Pas 24 shkurtit bota e djeshme është ndryshe nga ajo pas asaj date”.

Sipas tij, Ballkani ka qenë gjithmonë prioriteti gjeostrategjik i Kremlinit, madje i dyti për nga rëndësia. “Prioritetin rus për Ballkanin e ka deklaruar vetë Putin kur vizitoi Zagrebin në vitin 2000, është më i rëndësishmi pas Detit të Zi. Ukraina është fronti i parë, Ballkani është i dyti, edhe pse nuk mund të ketë këtu një luftë të hapur”.

“Ballkani i Hapur”, Hoxhaj: Nisma e Ramës nuk dëmton Kosovën, kërkon zhvillim përmes hapave të ndërmjetme
Moska po përdor në rajon luftën hibride, sipas doktrinës së teorizuar nga shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Valery Gerasimov. “ Përdoren instrumenta politike, ku ka parti që kanë marrëdhënie të ngushta me Rusinë, Serbia ka marrëdhënie strategjike, është një lloje platforme ruse për të ndikuar në Ballkan. Rusia ka përdorur edhe investimet ekonomike, si dhe atë që cilësohet si fuqia e butë, pra mediat dhe jeta akademike, gjithçka në tentativën për të krijuar ndikim.

Ndikim ky, nga i cili faktori shqiptar sipas Hoxhajt është i përjashtuar. “Partitë në Shqipëri, Kosovë por edhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, kanë marrëdhënie me parti anëtarë të Parlamentit Europian, ndërkohë që në Serbi, në republikën serbe në Bosnje por edhe në Maqedoninë e Veriut, ka parti që janë platformë ruse. Putin dhe Vucic kanë shumë gjëra të përbashkëta, Serbia dhe Rusia apo ashtu. Kjo që po ndodh tregon se Rusia nuk e ka tejkaluar ankthin për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, ashtu si Serbia nuk ka kaluar atë të Jugosllavisë”.

Hoxhaj mendon se për kë të arsyeje Kosova duhet të tregohet vigjilente, por se rreziku buron tjetërkund. Nuk mendoj se Kosova mund të jetë cak direkt i kërcënimit. Shqiptarët në Kosovë dhe kudo janë faktori më pro-perëndimor. Ndërkohë, vendi që mund të ndikohet më shumë është Bosnja.

/a.r

Next Post
Përgjaken rrugët e Shqipërisë, tre viktima dhe disa të plagosur në aksidente

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, tre viktima dhe disa të plagosur në aksidente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

January 22, 2026
Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

January 22, 2026
Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

January 22, 2026
Nga ngjitja e kodrave në zonën e ajrimit të burgut/ Dalin për herë të parë pamjet e Ilir Metës nga “313”-a (VIDEO)

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta/ Ja data e vendosur

January 22, 2026
Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

January 22, 2026
Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Nuk lini model të ndyrë pa sajuar për një…

“Plehra dhe palaço”-Votuan pro Ramës, Myslim Murrizi shpërthen ndaj demokratëve: Serviloseni si lav*re, opozitarë l*shi

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

January 22, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një ditë pas vrasjes

January 22, 2026
“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

January 22, 2026
“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In