• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konflikti te “Petro Nini”, Rama: Një mësim i mirë për Policinë e Shtetit

by A R
12/03/2019 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konflikti i pronësisë pranë shkollës “Petro Nini” në kryeqytet ishte arsyeja e përgjigjes së kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme. Në rubrikën “Përgjigjja ime”, Rama i është përgjigjur Emës, një qytetareje që kërkon reagim për familjet që po përzihen nga ato banesa.

Rama tha se qeveria nuk mund të bëjë gjykatësin e vendimit të gjykatës por se po bën reformimin e sistemit të drejtësisë.

Ai deklaroi më tej se pati skena të panevojshme dhe se sjellja e policisë nuk ishte as dinjitoze dhe as efikase por efektivët u sollën si trup pa kokë.

“E dashur Ema nuk e di çfarë di lidhur me ngjarjen e djeshme në pragun e banesës përveç videove dhe fotove të ofruara nga kanalet e portalet në kërkim të audiencës duke provokuar irritimin e njerëzve pa dhënë informacione.

Jam informuar me detaje për atë histori.

Jam kontaktuar nga banorët e asaj shtëpie kohë më parë. Pala tjetër e ka fituar me gjyq, ndërsa të zotët e kanë humbur të drejtën për të qëndruar në atë banesë. A është i drejtë vendimi i gjykatave?

Ajo çka qeveria mund të bëjë dhe kjo qeveri është e para që po e bën është ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe ta bëjë të denjë për fëmijët tanë. Ky çlirim kërkon mund, durim, kohë. Por ajo që kjo qeveri s’mund të bëjë është të bëjë gjykatësin e vendimit të gjykatë.

Vendimet e gjykatës me ligj ekzekutohen nga përmbarimi dhe kur kërkon ndihmën e policisë së Shtetit, policia është e detyruar ta ndihmojë.

Policia dje zbatoi ligjin dhe pikë. Por nga ana tjetër siç u pa qartë edhe pse prania e policisë ishte kërkesë e ligjit, nuk ishte as dinjitoze dhe as efikase.

U krijuan skena të panevojshme, me njerëz që shtriheshin në rrugë dhe policë që s’dinin ç’të bënin si trup pa kokë.

Një mësim i mirë për Policinë e Shtetit, reagimi dinjitoz i ministrit të Brendshëm, i cili mbajti anën e opinionit publik” – deklaroi Rama.

Next Post
AXHENDA / Dita e Verës në Tiranë, mbi 50 aktivitete për 17 Marsin

AXHENDA / Dita e Verës në Tiranë, mbi 50 aktivitete për 17 Marsin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In