“Nuk ka asnjë justifikim për bombardimin e qindra e mijëra civilëve në Gaza.” Kështu është shprehur ditën e sotme, presidenti rus, Vladimir Putin.
Lideri rus shtoi po ashtu, se situata në Lindjen e Mesme po përdoret “nga kukulla të gjeopolitikës” për qëllime egoiste.
“Ata që qëndrojnë pas konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe krizave të tjera rajonale do t’i përdorin pasojat e tyre shkatërruese për të mbjellë urrejtje. Ky është qëllimi kryesor i këtyre kukullave gjeopolitike.”
Ndërkohë, nga ana tjetër, presidenti amerikan Joe Biden, i bëri thirrje Izraelit që të mbrojë civilët në Gaza.
“Presidenti Biden ia ka bërë shumë të qartë Izraelit se ne presim që ata të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” theksoi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, në një konferencë për shtyp.
/a.r