Një biznesmene në Lazarat është dhunuar nga një 35-vjeçar, i dënuar më parë për trafik narkotikësh.
Ngjarja ndodhi në një magazinë në lagjen Kordhocë.
Debati mes biznesmenes me iniciale L. B., dhe 35-vjeçarit me iniciale A.B., nisi brenda ambienteve të pronës së saj.
Ajo kundërshtoi kërkesën e tij për të hyrë në ambientet e pronës. Kjo ka acaruar të riun nga Lazarati, i cili ushtroi dhunë ndaj saj duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.
Policia ka shoqëruar 35-vjeçarin në komisariat, ndërsa dyshohet se konflikti ka ndodhur për pronën. /e.s/