Zbulohen detaje të reja për konfliktin me armë në Vlorë pasditen e sotme, ku u qëlluar drejt djalit të kryeplakut të Kaninës, Juxhino Todi.
“BalkanWeb” raporton se po hetohet pista e një konflikti personal mes autorit dhe shënjestër. Autori sipas policisë, Lisjan Myrtaj, efektiv i forcave Delta ka pasur një debat me 24-vjeçarin Todi.
Sipas dëshmitarëve ka pasur replika mes autorit dhe objektivit, debate dhe fyerje, para se të nxirreshin armët. Më pas të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po kryen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes. BW