• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konflikti me mikun e Shullazit, si u plagos 21-vjeçari në Yzberisht

by A R
25/07/2016 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt i nisur para 25 ditësh, mes një 21-vjeçari e dy personave të tjerë, njëri i njohur si mik i Emiljano Shullazit, është mbyllur të shtunën me plagosjen e të riut, në zonën e Yzberishtit, në Tiranë.

Policia tha dje se shtetasi me iniciale O.Dh., 21 vjeç, është goditur me thikë nga 22-vjeçari Kod Koshena, tashmë i arrestuar nga Policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Tre Dëshmorët”, kur i plagosuri fillimisht ka goditur me shishe në kokë Koshenën.

Ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me thikë, aq sa shtetasi O.Dh., ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Burime nga grupi hetimor thanë se i arrestuari Koshena, i kishte shpëtuar më parë arrestimit, në një konflikt që kishte ndodhur po me të njëjtin person. Para më shumë se tri javësh, Kid Koshena dhe Klajdi Gjeçi, kishin dhunuar 21-vjeçarin, për një borxh të pakthyer raporton Panorama.

Gjeçi, i cili njihet si mik i Shullazit, u ndalua nga Policia e Tiranës dhe u procedua në gjendje të lirë me akuzën “dëmtime të tjera me dashje”. Ndërsa Kid Koshena arriti të largohej nga vendngjarja, duke u arrestuar mbrëmjen e së shtunës, pasi kishte plagosur me thikë të riun dhe kishte edhe vetë disa plagë në kokë.

Sipas burimeve nga Policia, ngjarja e së shtunës në Yzberisht, ishte më tepër hakmarrje nga ana e autorit, për kallëzimin që i dëmtuari kishte bërë ndaj tij dhe Klajdi Gjeçit, në konfliktin e mëparshëm që kishin pasur bashkë për borxhin e pakthyer.

KONFLIKTI

Më shumë se tri javë më parë, Policia e Tiranës u lajmërua nga disa persona, se një i ri po dhunohej nga dy të tjerë, madje i kishin vënë edhe pistoletën në kokë. Sipas Policisë, bëhej fjalë për shtetasin që u plagos të shtunën, 21- vjeçarin me iniciale O.Dh., që po dhunohej nga shtetasi Klajdi Gjeçi dhe Kid Koshena.

Ngjarja ka ndodhur në territorin e Kombinatit dhe në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komosariatit nr.6, menjëherë sapo është dhënë njoftimi në sallën operative. Por në momentin që Policia mbërriti në vendngjarje, aty ndodhej vetëm i dëmtuari dhe shtetasi Klajdi Gjeçi raporton Panorama.

Ndërsa personi i arrestuar dje, Kid Koshena, kishte arritur të largohej, duke marrë me vete edhe pistoletën që pretendohej se i ishte vendosur në kokë 21-vjeçarit. Të gjendur përballë fakteve të tilla dhe vetëm me deklarime, dëshmitarët e të dëmtuarit, të cilët nuk kishin prova të tjera bindëse për kanosje me armë, Policia ka shoqëruar Klajdi Gjeçin, i cili më pas është lënë i lirë, duke u proceduar për “dëmtime të tjera me dashje”.

Ndërsa vetë i dëmtuari, i cili dha deklarime në Polici, pretendonte se shtetasit në fjalë e kishin rrahur dhe kërcënuar me armë, pasi ai nuk u kishte kthyer në kohë një shumë parash që u kishte marrë borxh./a.m.

Next Post

Meta sërish telefonatë me Hahn: Zbatimi i Reformës është më i sigurtë

Comments 1

  1. Besnik says:
    10 years ago

    E kunderta kid koshena i ka pasur borxhe shtetasit O.Dh dhe ky i fundit u kishte marr nje ore e markes Patek Philippe

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In