Gjykata ka dhënë pasditen e sotme masën e sigurisë “arrest me burg”, për vëllezërit Nikoll dhe Gjergj Cali, që janë konfliktuar për Lagunën e Patokut me deputetin Armando Prenga. Ndaj tyre, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Ata akuzohen për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “plagosjes së rëndë me dashje”.
Këto akuza dyshohet se janë konsumuar gjatë përplasjes fizike para Komisariatit të Policisë së Laçit me pjesëtarët e familjes Prenga, mes tyre edhe deputetin Armando Prenga. Madje, veprimet e tyre shkaktuan plagosjen e Eduart Prengës, vëllait të deputetit. “I plagosuri Eduart Prenga është goditur me një mjet mprehtës.
Dyshohet se ka qenë një biçak, që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Një ditë më parë, Gjykata dha masën “arrest shtëpie” p[ër deputetin Prenga, ndonëse ndaj tij rëndonin disa vepra penale.









