• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konflikti i ri Rusi – Ukrainë, çfarë po ndodh realisht pas gjendjes së luftës

by Java News
26/11/2018 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia pohoi se anijet e tyre ushtarake kanë përdorur armë zjarri për të ndaluar anijet ukrainase, të cilat, sipas Rusisë, kishin hyrë në ujërat e Detit të Zi në mënyrë të paligjshme. “Tre marinarë ukrainas janë plagosur dhe janë mjekuar, jashtë rreziku për jetën, ndërsa anijet ukrainase janë sekuestruar”, njoftoi Shërbimi Sekret Rus, FSB.

Ngjarja e ka acaruar situatën me Ukrainën, e cila fajëson Moskën për incidentin. Presidenti Poroshenko ka vendosur që në seancën parlamentare të së hënës të votojnë vendosjen e ligjit ushtarak.

Kriza nisi këtë mëngjes, kur dy anije ukrainase, Berdyansk dhe Nikopol, u përpoqën të kalojnë nga porti i Odesës për në portin e Mariupolit, në detin Azov. Rusia akuzoi anijet ukrainase se po hynin në mënyrë të paligjshme në ujërat e tyre, në zonën e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Ukraina thotë se Rusia ishte njoftuar paraprakisht për kalimin e anijeve dhe se vazhduan rrugëtimin. Forcat ruse u përpoqën t’i ndalojnë duke vendosur një naftëmbajtëse poshtë urës së Ngushticës së Kerçit, i vetmi kalim për në detin Azov, i cili prek brigjet e të dy vendeve. Më pas dërgoi avionë luftarakë dhe helikopterë që të kërcënonin nga ajri.

Me qindra protestues u mblodhën gjatë natës përpara ambasadës ruse në Kiev. Ata hodhën sende të forta dhe dogjën makina që i përkisnin ambasadës. “Kemi dalë të protestojmë pas sulmit që i është bërë ushtrisë sonë. Duhej t’i kishim ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë vende, prej kohësh tashmë”, thotë njëri prej tyre.

 

Komenti më poshtë nga Steven Rosenberg, BBC

Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë disa muaj që sa vijnë e rriten në Krime. Sipas një marrëveshjeje të firmosur në vitit 2003 midis Moskës dhe Kievit, Ngushtica e Kerçit dhe Deti Azov janë ujëra territoriale të përbashkëta. Por kohët e fundit, Rusia ka nisur të kontrollojë të gjitha anijet që nisen nga portet ukrainase.

Përdorimi i forcës nga Rusia është përshkallëzim shumë i madh i situatës, por Moska s’ka për ta pranuar fajin. Fjalia e përdorur nga Putini sa herë që Rusia ka përdorur forcë ushtarake, ka qenë: “Nuk e nisi Rusia e para.” E njëjta gjë ndodhi me përplasjen Rusi-Gjeorgji n vitin 2008 dhe me shfaqjen e forcave ushtarake ruse në Krime, në vitin 2014, që aneksuan gadishullin. Kështu që, në ditët në vazhdim, Moska pritet të vazhdojë të fajësojë presidentin ukrainas Poroshenko, për gjithçka që ndodhi e që mund të ndodhë.

 

Reagimi i Ndërkombëtarëve

 

BE i kërkoi Rusisë të rikthejë lirinë e kalimit në Ngushticën e Kerçit dhe u bëri thirrje të dy palëve për vetëpërmbajtje.

NATO deklaroi se e mbështesnin plotësisht sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e tyre territorial, si dhe të drejtat për të lundruar në ujërat e tyre. Ata thanë se Rusia duhet t’i ofrojë kalim pa pengesa anijeve ukrainase për në detin Azov.

Çfarë qëllimesh fshihen?

Azovi është një det i cekët, në lindje të Krimeas dhe në jug të zonave ruse që kanë marrë separatistët. Në brigjet veriore ndodhen dy porte ukrainase, Berdinansku dhe Mariupoli, të cilat janë shumë të rëndësishme për eksportin e drithërave e çelikut, si dhe për importin e qymyrit.

Marrëveshja e vitit 2003 garanton lundrim të lirë për të dy palët, por Rusia ka nisur të kontrollojë të gjitha anijet ukrainase muajt e fundit, veprime që BE i ka quajtur “masa të vendosura qëllimisht e njëanshmërisht”.

Kontrollet nisën pasi Ukraina ndaloi një anije peshkimi që vinte nga Krimea, këtë mars. Rusia tani thotë se anijet ukrainase kontrollohen për shkak të frikës se mos drejtohen nga ekstremistë që duan të shembin urën e sapondërtuar prej tyre.

Në zonat e Donetskut dhe Luhanskut janë vrarë rreth 10 mijë persona deri më sot, qëkur separatistët dolën kundër Ukrainës, në Prill të vitit 2014.

Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se po dërgojnë trupat e tyre në zonë dhe se po i armatosin separatistët rregullisht. Moska i mohon akuzat, por thotë se rebelët po ndihmohen nga vullnetarë rusë.(Ina online)

Next Post
Rama, i ashpër me BE: Neve na tregoni përralla, Serbinë e përkëdhelni

“What the Fuck”/ Rama: E thashë në një kontekst preçiz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

January 30, 2026
Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

January 30, 2026
3 miliard euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Fermerët kërkojnë më shumë para, zv.ministri: Fshati duhet të kthehet në një mundësi atraktive për të rinjtë

January 30, 2026
Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In