• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konflikti i interesit: Olsi Dado, prokurori që e arrestoi, mund të bëhet dëshmitari i pafajësisë së Erion Veliajt në GJKKO

by B K
15/02/2025 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse kryeprokurori Altin Dumani nuk e ka ditur për lejen e ndërtimit të marrë nga Erjon Veliaj, atëherë Ols Dado ka tradhtuar besimin e tij dhe tani ai vete duhet të tërhiqet.

Dossieri i hartuar nga gjykatësi Erion Bani kundër Erjon Veliajt, bazon akuzën për korrupsionin e kryetarit të bashkisë mbi kontributin ekonomik që 6 sipërmarrës i kanë dhënë OJF-ve të Ajola Xoxes në formë sponsorizimesh për aktivitete artistike ose konsulenca ligjore, në këmbim të lejeve të ndërtimit të lëshuara nga bashkia. Kontributet ekonomike, të paguara gjithmonë me fatura, nuk lidhen drejtpërdrejt me Erjon Veliajn, por me OJF-të e bashkëshortes së tij ose me studion e saj ligjore, dhe madje edhe në aspektin kohor nuk përputhen gjithmonë me momentin e dhënies së lejeve të ndërtimit. Gjithsesi, gjykatësi i GJKKO ka besuar në teorinë e prokurorit Ols Dado, i cili ka udhëhequr hetimet, dhe për këtë arsye ka urdhëruar arrestimin e Erjon Veliajt dhe sipërmarrësit Elman Abule, si dhe “detyrim paraqitjeje” për 5 sipërmarrës të tjerë, të dyshuar si korruptoret.

Leja e ndërtimit nuk është një tender publik, ku garojnë disa kompani dhe vetëm një mund të fitojë. Në raste të tilla, ndodh që një sipërmarrës të korruptojë autoritetin kontraktues për të fituar projektin. Në këto raste, nëse provohet, korrupsioni është i qartë.
Por leja e ndërtimit është një e drejtë që i takon ekskluzivisht pronarit të tokës dhe që kryetari i bashkisë ka detyrimin ta japë, me kushtin e vetëm që ndërtimi të respektojë rregulloret urbanistike. Nëse ky kusht përmbushet dhe kryetari refuzon dhënien e lejes së ndërtimit, atëherë ai kryen veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Pra, krimi ndodh kur një leje ndërtimi refuzohet padrejtësisht dhe jo kur jepet në mënyrë legjitime. Në asnjë moment hetimi i SPAK nuk pretendon se lejet e ndërtimit të dhëna nga Erjon Veliaj, në këmbim të sponsorizimeve për Ajola Xoxen, janë dhënë në shkelje të ligjit urbanistik. Atëherë, pse sipërmarrësit do të paguanin bashkeshorten e Erjon Veliajt duke e ditur se leja e ndërtimit ishte e drejta e tyre?

Teoria akuzuese e prokurorit Ols Dado është se Erjon Veliaj kërkonte pagesa ose favore edhe kur leja e ndërtimit ishte e ligjshme dhe e detyrueshme për t’u dhënë. Dhe pikërisht këtu hyn në lojë konflikti i interesit. Në datë 9 shtatori 2021 Ols Dado, së bashku me një grup pronarësh të tjerë, ka marrë nga Erjon Veliaj leje ndërtimi U-14098/4 për ndërtimin e një pallati 9-katësh (me 2 katesh nëntoke) në rrugën e Bogdaneve. Pyetja që duhet bërë është: A ka paguar edhe Ols Dado Erjon Veliajn për të marrë këtë leje ndërtimi? A ka qenë edhe Ols Dado i detyruar të sponsorizojë aktivitetet e Ajola Xoxes, përndryshe Erjon Veliaj do t’ia kishte refuzuar lejen e ndërtimit, ndonëse me ligj ai kishte të drejtë ta merrte?

Përgjigja është thelbësore. Sepse nëse, siç besojmë, Ols Dado nuk ka paguar kryetarin e bashkisë për të marrë atë leje ndërtimi, atëherë teoria e tij akuzuese rrëzohet. Në këtë rast, pikërisht Ols Dado, i cili ka kërkuar arrestimin e Erjon Veliajt, bëhet dëshmitari që vërteton se Erjon Veliaj nuk kërkonte para për të dhënë leje ndërtimi, duke dëshmuar kështu pafajësinë e tij.

Kjo është prova e qartë e konfliktit të interesit. Ols Dado ndodhet në një pozicion të dyfishtë: ai është përfaqësues i akuzës, por edhe një dëshmitar i mundshëm i mbrojtjes. Për këtë arsye, Kryeprokurori Altin Dumani nuk duhet ta kishte lejuar kurrë Ols Dadon të udhëhiqte këtë hetim, sepse konflikti i interesit i krijuar nga ajo leje ndërtimi mund të rrezikojë të gjithë procesin. Nëse e ka ditur për ekzistencën e saj, Altin Dumani ka gabuar duke e konfirmuar Dadon në këtë çështje. Nëse Altin Dumani nuk e ka ditur për lejen e ndërtimit të marrë nga Erjon Veliaj, atëherë Ols Dado ka tradhtuar besimin e tij dhe tani ai vete duhet të tërhiqet./ Shqiptarja.com

Next Post
Kanosje dhe dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, përfundon në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Kanosje dhe dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, përfundon në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In