Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit nisi procedurën kundër zëvendëskryeministrit, Tomislav Karamarko, për shkak të konfliktit të interesit për rastin “Konsulentja”.
Ndërkohë, pak orë më parë partia ”Bashkimi Demokratik Kroat” (HDZ) njoftoi se Karamarko do të jepte edhe dorëheqjen.
”Në të gjithë aktivitetin e tij, Karamarko ka patur konflikt interesi”, thonë burime nga ky komision.
”Karamarko ka shkelur detyrën pasi se nuk ka informuar lidhur me biznesin e tij”, shtuan ato. (java / r.a)