Një i ri shqiptar, rreth 17-vjeç ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar në zonën e Bolognese.
Mësohet se sherri ka nisur për shkak të përdorimit të tualetit.
Si duket shqiptari ka dashur ta zërë tualetin i pari për të kryer nevojën personale, por bashkëmoshatari është treguar më i shkathët dhe është futur i pari.
Kjo ka sjellë acarimin e shqiptarit i cili ka marrë thikën nga dhoma e tij dhe ka sulmuar djalin tjetër duke e goditur në dorën e majtë.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Bazzano ku po merr trajtim mjekësor, teksa 17-vjeçari shqiptar i cili deklaroi se e ka hedhur thikën në tualet, akuzohet për armëmbajtje dhe plagosje të rëndë.
Sipas mediave italiane. të rinjtë banojnë në një strehë për të mitur të pashoqëruar./m.j











