• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konfliktet në Jugosllavi/ Bregoviç: S’urreja askënd, isha i trishtuar. Babai im ishte kroat katolik, nëna serbe ortodokse, gruaja myslimane. Më rrahën kriminelët e Milosheviç

by Java News
09/08/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari Goran Bregoviç duket se ka qenë asnjëanës në konfliktin dhe shpërbërjen e Jugosllavisë për shkak të përbërjes multietnike dhe multifetare familjare.

Në vitin 2018 në një intervistë për AFP, Bregoviç ka dhënë dhe këndvështrimin e tij mbi konfliktet që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë.

Sipas AFP, Bregoviç nuk mbajti asnjë anë gjatë atyre  konflikteve që u shndërruan në luftëra.

“Babai im ishte një katolik kroat, nëna ime një serbe ortodokse dhe gruaja ime një myslimane. Kush duhet të ishte qëlluar? Familja e gruas time? Babai im? Ose nëna ime? Unë nuk urreja askënd. Isha vetëm i trishtuar, “- deklaronte Bregoviç.

Nga ana tjetër ai thotë se ende banorët e Ballkanit nuk kanë mësuar nga historia dhe përsërisin të njëjtën luftë çdo pesëdhjetë vjet.

‘’Është e vështirë të besohet se ne nuk kemi mësuar asgjë nga historia dhe se ne e përsërisim të njëjtën luftë çdo pesëdhjetë vjet. Gjyshi im ishte një ushtar, babai im ishte një ushtar, dhe unë, për fat të mirë, isha në Paris në fillim të luftës.”- shtoi ai.

 

 

Në fakt, Bregoviç ka lindur në Sarajevë dhe e quan kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës metaforën e tij të parë. Ai thotë se mënyra e jetesës multikulturore prishet në Sarajevë nga konfliktet fetare.

Gjithsesi për Bregoviç Ballkani është një dashuri e vërtetë, por ai gjithashtu është i lumtur që vajzat e tij jetojnë në Francë, sipas tij, një vend normal ku mbretëron partiotizmi normal.

Ndërkohë këngëtari duke rrëfyer një histori të një plaku hebre thotë se zoti nuk mësoi njerëzit si të jetojnë së bashku, pasi këtë duhet ta mësojnë vetë.

“Më rrahën kriminelët”, kur Bregoviç doli kundër Millosheviç: Për fat të keq, lufta në ish-Jugosllavi na çoi 100 vite mbrapa

Këngëtari i famshëm ballkanas, Goran Bregoviç dikur doli kundër luftës në ish-Jugosllavi dhe ‘kasapit’ Milloshevic.

Ai akuzohet se ka nxitur e frymëzuar masakra në kohën e luftës, por Bregoviç nuk rezulton të ketë shkruar ndonjë tekst apo këngë, qoftë edhe një deklaratë të vetën publike, ku nxitet dhunë apo urrejtje mbi kosovarët.

Në një intervistë për “Nedeljniku” të Beogradit në 2016, Bregoviç kujton se i kishte thënë të gazetës së Sarajevës se Millosheviçi dhe lufta i kishin kthyer 100 vite pas dhe për këtë deklaratë e kishin rrahur kriminelë.

  • foto galeri

”Më rrahën kriminelët sepse i thashë gazetës së Sarajevës se do të na çonte Millosheviçi 100 vite pas. Për fat të keq kështu është. Ne kemi humbur shumë kohë në një botë galop dhe kemi qenë nën frena për kaq shumë vite” deklaronte këngëtari.

 

 

Gazetari boshnjak, Aleksandar Brezar zbulon se Bregović u angazhua dhe me një parti reformiste dhe jo etnonacionale.

“Pikërisht para shpërbërjes së Jugosllavisë, Bregović ishte pjesë e partisë jo-etnonacionale liberale Reformiste.”- thote Brezar.

Gazetari boshnjak thekson se “të akuzosh Bregovicin për frymëzim të masakrave në Kosovë është skandaloze.

  • foto galeri

Next Post
VIDEO/ Një tjetër atraksion turistik, Rama publikon pamjet e mahnitëse natyrore përgjatë lagunës Kune-Vain

VIDEO/ Një tjetër atraksion turistik, Rama publikon pamjet e mahnitëse natyrore përgjatë lagunës Kune-Vain

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
Video-skandali “Gjici”/ Eksperti i kriminalistikës: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, ja si e fshehën për dy vjet

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

January 20, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat…

January 20, 2026
Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

January 20, 2026
Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

January 20, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Meloni në lojë diplomatike me Londrën dhe Berlinin për Groenlandën, kundër “bazukës” franceze

January 20, 2026
Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In