• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

“Konflikte, tradhti dhe ndryshime të mëdha në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

by A R
18/07/2025 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan dha një parashikim të detajuar për klimën astrologjike të javëve të fundit të korrikut. Sipas saj, periudha që nis tani dhe zgjat deri më 24 korrik do të karakterizohet nga tensione në marrëdhëniet personale dhe profesionale, me mundësi për konflikte, tradhti, por edhe lidhje erotike të papritura.

“Kujdes! Mund të kemi shpenzime të paplanifikuara dhe situata që kërkojnë durim e vëmendje,” paralajmëroi Kalogeri. Në datën 22 korrik, Dielli kalon në shenjën e Luanit, duke sjellë një energji pozitive që do të forcohet edhe më shumë më 22 dhe 23 korrik.

Në 24 korrik do të ketë një Hënë të re në Luan, e cila do të shënojë një periudhë transformuese dhe mbyllje kapitujsh. “Ndryshimet që do të ndodhin shpesh janë jashtë kontrollit tonë dhe kërkojnë përshtatje,” tha astrologia.

Gjatë kësaj periudhe, sipas Kalogerit, do të ketë zhvillime që lidhen me liderë dhe çështje territoriale, ndërsa më 31 korrik do të ndodhë takimi i Diellit me Mërkurin, që mund të sjellë zhbllokime, por edhe një klimë nervoze.

Në fund të muajit, Afërdita do të kalojë në Gaforre, duke krijuar situata të vështira në marrëdhëniet personale dhe duke kërkuar kujdes në vendimet financiare.

“Duke nisur që sot, por sidomos, por dhe në fundjavë e deri në datën 24 duhet të jemi shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, profesionale, sepse mund të kemi kontradikta, konflikte, madje edhe tradhti, por edhe shanse për lidhje erotike. Njëkohësisht mund të kemi shpenzime më shumë nga sa duhet, madje edhe të paqëllimshme. Në datën 22 Dielli kalon në shenjën e Luanit dhe aty krijon disa aspekte shumë të mirë në datën 22-23. Në datën 24 kemi Hënën e re në shenjën e Luanit, e cila do të jetë një hënë transformuese, e cila ka për qëllim rinovimin dhe ky rinovim vjen pas mbylljes së një kapitulli. Në këto raste ndoshta disa zhvillime, disa ndryshime vijnë nga ngjarje të cilat ndodhin jashtë vullnetit tonë dhe ndoshta në disa raste mund të dalin jashtë zonës së komfortit, gjithsesi duhet që t’u përshtatemi kushteve dhe të dimë që janë për të mbyllur një kapitull dhe të gjendemi në një trajektore të re.

Ndikimi i Hënës se re do të jetë deri në krijimin e një Hëne tjetër të re, e cila bëhet në shenjën e Virgjëreshës në datën 23 gusht, por rezultatet i ka kryesisht me hënën e plotë në shenjën e Ujorit. Gjatë kësaj periudhe mund të dëgjojmë ndryshime dhe ngjarje që kanë të bëjnë me lider, që kanë të bëjnë me udhëheqës ose me figura të rëndësishme. Do të ketë dhe zhvillime që kanë të bëjnë kryesisht me pjesën territoriale. Në datën 31 dielli takohet me Mërkurin, kështu që disa gjëra që ndoshta që më përpara ishin të penguara, mund të bëhen atë ditë. Ka një nervozizëm ajo ditë dhe në përgjithësi do të thoja që duhet të keni kujdes për kujdesin e fëmijëve.

Ditën e fundit të muajit korrik kalon Afërdita në shenjën e Gaforres, ku në ditën e fundit dhe në ditët e para të gushtit gjërat janë pak si të ngurta dhe marrëdhëniet tona personale, nuk shkojnë ashtu siç ne do të donim dhe njëkohësisht lëvizjet financiare që mund të bëjmë ato ditë duhet të jemi më të kujdesshëm para se të marrim vendime dhe të veprojmë. Në ato ditë takimet që do të kenë njerëzit përgjithësisht kanë një zhgënjim kanë një ndalesë, takohemi me njerëz, ku dashuria dhe marrëdhënia që ne krijojmë është e penguar”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.

Next Post
KQZ ultimatum partive politike: Keni 24 orë afat për heqjen e posterave!

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

December 23, 2025
Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

December 23, 2025
U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
Dhuna në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë gjashtë deputetë të PD. ‘Shpëtojnë’ 23 të tjerë

Dhuna në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë gjashtë deputetë të PD. ‘Shpëtojnë’ 23 të tjerë

December 23, 2025
Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

December 23, 2025
Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com