Efektivë të policisë së kryeqytetit janë parë në ambientet e gazetës “Koha Jonë” ndërsa shkak për aksionin është bërë një ndërtim që policia pretendon se është pa lejen përkatëse.
Në një shkrim të tijin, botuesi Nikoll Lesi shprehet se shkak i kësaj ndërhyrje është bërë vendosja e shkallëve të emergjencës. Ndërkohë që mësohet se bëhet fjalë për një konstruksion metalik.
Edhe pse Policia e Tiranës nuk ka ende një reagim zyrtar, Lesi thotë se ky veprim është një reagim inatçor i kryeministrit Rama pas shkrimeve kritike në “KJ”.
Në fotot e mëposhtme duket prezenca e policisë pranë redaksisë së gazetës. Vetë botuesi, i cili ka publikuar pamjet, thotë se është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.2 /b.d