Konflikt mes 5 personave në Laç, një në pranga dhe 4 në kërkim, qëlluan edhe me armë 

Një konflikt mes pesë personave është regjistruar sot në rrugën “Kurbini”, Laç.

Në pranga ka rënë Klajdi Rryta, alias Klajdi Tusha 37-vjeç, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, teksa raportohet se fatmirësisht nuk ka ndonjë person të dëmtuar.

Uniformat blu i gjetën 37-vjeçarit një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.

Arma me të cilën dyshohet se u qëllua edhe në ajër gjatë konfliktit u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.

Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.

Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, të identifikuar me iniciale G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com