• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konfiskohet hoteli 5-katësh në Vlorë, pronari u vra me tritol në vitin 2014

by A R
07/03/2017 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për konfiskimin e një hoteli 5-katësh, së bashku me truallin ku është ndërtuar, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në pronësi të Shpëtim Brahimaj, pasi dyshohet se është kjo pasuri është krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se familjarët Brahimaj nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e truallit me sip. 2500 m2, në vlerën 150 mijë euro, si edhe investimin për hotelin, me sip.totale ndërtimi 3090 m2, në vlerë rreth 100 milionë lekë të reja.

Hetimi për këtë rast, fillimisht është ndjekur nga ana e Prokurorisë së Vlorës, në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë Vendore. Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, në vitin 2015 gjykata e qytetit vendosi sekuestron preventive dhe më pas, hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se trualli dhe hoteli i regjistruar në emër të Shpëtim Brahimaj, është rrjedhojë e të ardhurave financiare nga aktiviteti kriminal i djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe vëllait të tij, Isuf Koka (Brahimaj). Të dy djemtë e Shpëtim Brahimaj kanë precedentë penalë në Itali dhe në Hollandë, ku ata shfaqen me emra të ndryshëm. Gjatë procesit gjyqësor për konfiskimin e pasurisë, Prokuroria për Krime të Rënda vendosi në dispozicion të gjykatës materiale, ku evidentohen të dhëna me interes për hetimin në drejtim të ekzistencës së procedimeve penale dhe proceseve gjyqësore ndaj shtetasit Ermal (Brahimaj) Bajrami (i njohur edhe me gjeneralitetet Bashkim Brahimaj dhe Ermal Memo), i biri Shpëtim, i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë  dhe vëllai i tij Isuf  Koka (Isuf Brahimaj), i biri i Shpëtim, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Qishbardhe Vlorë.

Konkretisht:

Për shtetasin Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë,

– Me vendimin e Gjykatës së Apelit Lecce është deklaruar fajtor për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, duke e dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim dhe gjobë, ndodhur më datë 20.01.2006 në Otranto.

Sipas vendimit të mësiperm, fakti kriminal për të cilën është dënuar ky shtetas është se në datë 20 janar 2006 kanë transportuar dhe mbajtur një sasi prej 351 kg lëndë narkotike e llojit marijuana e ndarë në 10 pako të fshehura në haësirën e mbrapme të mjetit tip Fiat Doblo.

– Me vendimin penal datë 14.11.1997, të Gjykatës së Apelit Milano, i cili ka marrë formë të prerë në datë 19.06.1998, i pandehuri Stojanovic Srdan i datëlindjes 12.12.1975, i njohur më vonë si Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Nxitjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, për fakte që datojnë në vitin 1994.

 

Për shtetasin Bashkim Brahimaj (Ermal Brahimaj), i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë,

– me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 13.03.2009, që ka marrë formë të prerë në datë 20.04.2010, ka vendosur dënimin e këtij shtetasi për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, për mbajtjen e 147 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.

–  me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 22.05.2012,  që ka marrë formë të prerë në datë 09.11.2012, shtetasi i mësipërm është deklaruar fajtor për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë ndërkombetare për trafikimin e lëndëve narkotike, Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, në një organiztë të përbërë nga 10 persona, ndër të cilët është dhe shtetasi Isuf Brahimaj.

– Bashkim Brahimaj dhe Isuf Brahimaj janë hetuar për importimin e një sasie prej 2 kg lëndë narkotike kokainë, një pjesë e të cilës prej 515 gr. është sekuestruar në datë 16 prill 2009 në San Giovanni Valdarano, si edhe për mbajtjen e 147gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.

– Isuf Brahimaj është akuzuar për importimin nga Belgjika në Itali të një sasie prej 8.021 gr kokainë, ndodhur ne Begjike, Romë datë 19 nentor 2008.

– Isuf Brahimaj është akuzuar gjithashtu për importimin nga Belgjika në Milano Itali të një sasie prej 5 kg kokainë, ndodhur ne Begjike, Milano në datë 07 dhjetor 2008.

Sa më sipër, dokumentohet plotësisht se shtetasit Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, Isuf Koka alias Isuf Brahimaj, kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ndaj tyre janë zhvilluar disa procese gjyqësore penale, të cilat kanë përfunduar me vendime të formës së prerë.

Gjatë gjykimit, nga ana e Shpëtim Brahimaj janë ngritur pretendime lidhur me burimin e financimit për blerjen e truallit. Sipas tij, një pjesë e të ardhurave janë krijuar nga shitja e bagëtive në periudhën 1990-2006, si edhe nga të ardhurat e fëmijëve të tij në emigrim. Gjithashtu, në mbështetje të pretendimeve të tij, Shpëtim Brahimaj ka paraqitur në gjykatë edhe disa dokumenta huamarrje nga persona të tretë, për të cilat, gjatë shqyrtimit gjyqësor, rezultuan pa vlerë.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe vendosi konfiskimin e:

– Objekti truall me sip.parcele ndërtimore 2500 m2, lagja “Uji i Ftohtë” Vlorë, me pronar Shpëtim Brahimaj.

– Objekti ndërtesë pesë kate me sip.totale 3089 m2, lagja “Uji i i ftohtë” Vlorë, i regjistruar në emër të shtetasit Shpëtim Brahimaj./a.m.

Next Post
FOTO/ E pabesueshme se ku ishte fshehur shqiptarja, por policia britanike nuk e fal

FOTO/ E pabesueshme se ku ishte fshehur shqiptarja, por policia britanike nuk e fal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In