• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konfiskimi i pasurive në procesin penal  dhe shkelja e të drejtave të personave të trete

by A R
02/08/2024 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gurali Brahimllari

Duke ndjekur praktiken gjyqesore të viteve të fundit, konstatoj me keqardhje se po vijojnë të aplikohet, në mënyrë arbitrare,  masat pasurore në procesin penale (sekustrimi preventiv me synim konfksimin e pasurisë) edhe në rastet kur   provohet, “prima facia”  se prona është krijuar dhe rregjistruara vite më pare, nga Persona të Tretë, pa patur asnjë lidhje me akuzën e ngritur ndaj të pandehurit apo me veprimtarinë e tij kriminale.

 Shqetësues është fakti se këtë qasje, e ka legjitimuar edhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në disa vendime të tij, duke shmanguar parimin esencial se masa pasurore në  procesin penal jepen  mbi personin e dyshuar dhe jo mbi pasurinë (sikurse veprohet në ligjin antimafia). Prandaj barra e provës për kufizimin e së drejtës së pronësisë me masën e sekuestros preventive, është vetëm e Prokurorisë,  ndërsa në përfundim të gjykimit te çeshtjes ne themel, GJYKATA nuk mund të vendosë konfiskimin e pasurisë kundër askujt, që nuk ka qenë pjesëmarrës në procesin gjyqësor, që nuk e ka dëgjuar dhe e lejuar të mbrohet e të paraqesë  prova para saj.  

 Theksojmë se masa pasurore e konfiskimit të pasurive në procesin penale, parashikohet nga  pika “2” e nenit 30 të K.Penale dhe përbën DËNIM PLOTËSUES, ndaj personave  që gjenden fajtor.  Edhe pse detajet  e “dënimit plotësues të konfiskimit”, janë përcaktuar në nenin 36 të K.Penale,  nuk mund të jepet ndaj Personave të Tretë, jo pjesëmarës në procesin gjyqësor. Pra “dënim plotësues” i shtjelluar në nenin 36 të K.Penale (ashtu si edhe  nëntë lloje të tjera të dënimeve plotësuese që parashikon neni 30 i K.Penale), mund  të jepen ndaj personave  që kanë kryer  krime ose kundërvajtje penale, madje së bashku më dënimin kryesor, por nuk mund të shtrihet mbi pasuritë e shtetasve që nuk kanë lidhje me veprën penale.

Këtë qasje e konfirmon më tej edhe përmbajtja e nenit 190/1, gërma “a” e K.Pr.Penale që përcakton se “ a) sendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e veprës penale dhe sendet që përbëjnë përfitimin e nxjerrë nga ajo ose shpërblimin e dhënë a të premtuar për kryerjen e saj, merren dhe i kalojnë shtetit, përveç rastit kur këto sende janë të personave që nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale; ………”

Edhe pse legjislacioni penal prezumon paprekshmërinë e pasurisë të personave që nuk kanë qenë pjesëmarrës në krim dhe nuk janë sjellë me ndonje akuze për gjykim,  aktualisht për këta persona, nuk garantohen  as të drejtat  që njeh procedura e veçantë e parashikuar nga ligji “Antimafia”, i cili edhe pse i ngarkon me barrë provë për justifikimin e pasurise, u jep të drejtën këtyre subjekteve që të dëgjohen dhe mbrohen në gjykim.  

 Këto shqetësim dhe, në  tërësi, shkeljet e të drejtave të pronësisë së individit nga gjykatat penale,  i kam bërë publik edhe disa muaj më parë në shkrimin “Disa problematika të zbatimit të legjislacionit mbi konfiskimin e pasurive”, në të cilin ndër të tjera kam shtjelluar edhe dallimet mes masave parandaluese që vendosen me ligjin “Antimafia”, në krahësim me masat pasurore që lejon legjislacioni penal (shih BallkanWeb, Koha Jonë; Java news.al etj të datës 09/04/2024).   

 Prandaj u impresionova nga publikimi i dispozitivit të një vendimi të Gjykatës  së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, (Gjykatese M.Andoni), që ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë, për sekestrimin e pasurive ndaj K.B dhe  gjashtë personave të tjerë, duke e kthyer çështjen për rigjykim (shih faqjet elektronike te gjykatës që pasqyrohet në disa media në dt 30 Korrik 2024). Edhe pse nuk bëhen të ditura motivet e plotë të arsyetimit të këtij vendimi, interesante ishte, në këndvështrimin tim, kërkesa përfundimtare e Prokurores Arta Marku, e cila ka motivuar kërkimin për prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë me argumentin se “vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale”.

 Në kushtet kur praktika gjyqësore, vijon të ketë një qëndrim refraktar ndaj të drejtave të pronësisë së Personit të Trete në procesin penale, (dhe rastet si ai i referuar në Gjykatën e  Apelit Tiranë, janë sporadike), e vlerësoj të domosdoshme që të thirret ligjvënësi për të vënë në diskutim dhe për të ndërhyrë, sa më shpejt të jetë e mundur, në legjislacionin penal dhe procedurial – penal, me qëllim që të respektohen garancitë kushtetuese për të drejtën e pronës, për procesin e rregullt ligjor dhe për të drejtën e ankimit të këtyre personave (sipas neneve 41,42 dhe 43 të Kushtetutës).

Me këtë rast sjell në vemendje se në Parlamentin shqiptar është dorëzuar Projekti i Pjesës së Përgithshme të Kodit Penal.  Duke se grupet e punës, kanë patur në konsideratë edhe këto problamtika të praktikës gjyqësore kur kanë parashikuar nenin 75 që titullohet “Konfiskimi tek te tretet”  duke përcaktuar se : 1. Konfiskimit i nënshtrohen edhe produktet ose pasuritë e tjera, vlera e të cilave u korrespondon këtyre produkteve, të cilat janë transferuar tek persona të tretë nga autori i veprës penale, ose që personat e tretë kanë blerë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga autori, me kushtin që personat e tretë të kenë ditur ose duhej të kishin ditur që qëllimi i tjetersimit te pronesise ose i blerjes ka qenë shmangia e konfiskimit, duke u bazuar në fakte dhe rrethana konkrete, si dhe kur transferimi ose blerja është bërë falas apo kundrejt një vlere shumë herë më të vogël sesa vlera e tregut…..

  1. Konfiskimi sipas paragrafit të parë të këtij neni nuk cenon të drejtat e palëve të treta që janë në mirëbesim.”

Duke konstatuar se kjo dispozitë është marrë nga Direktiva 2014/42/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 3 prill 2014 “Për ngrirjen dhe konfiskimin e instrumenteve dhe të ardhurave nga krimi në Bashkimin Evropian”,  me qellim qe te shmanget thellimi i  pasojave negative në shkelje te ligjit penale, mbi pasuritë dhe bizneset e individëve dhe të familjeve të tyre tyre, vlerësoj se jemi në kushtet emergjente për të përfshirë, menjeherë nenin 75 të Projektit si më sipër, në Kodin Penal aktual,  pa pritur procedurën e tejzgjatur parlamentare të miratimit të Kodit të ri Penal. Ky ndryshim duhet të shoqërohet edhe me njohjen e të drejtës së ankimit të këtyre personave, ndaj vendimit të konfiskimit, duke shtuar një paragraf në përmbajtjen e nenit 411 të K.Pr.Penale.

Ky propozim mendoj se jo vetwm do te mbrojte te drejtat e pronesise se shtetasve qe nuk kanë asnjë lidhje me krimin e kryer nga persona të tjerë, por kanë investuar kursimet e tyre në vite, apo kanë  marrë kredi bankare,  por edhe do të vendosë procesin gjyqësor penale për këtë problematikë në “shinat e kushtetutës”, si edhe do të ndikojë që konfiskimi i pasurive në procedurë penale, të jetë në harmoni me standardet e konsoliduara të GJEDNJ-së, sipas jurisprudencës së saj për zbatimin e nenit “1”, të Protokollit “1” dhe të nenit 13 të Konventës, për mbrojtjen e pronës  dhe të drejtën e ankimit efektiv.

Next Post
Vapa ekstreme, OBSH: Po merr më shumë se 175 mijë jetë njerëzish çdo vit në Europë

Vapa ekstreme, OBSH: Po merr më shumë se 175 mijë jetë njerëzish çdo vit në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In