Serbia është e rrethuar me vendet anëtare të NATO-s e disa politikanë e analistë pohojnë se herët a vonë, përkundër neutralitetit ushtarak të proklamuar, do të shtrohet çështja e anëtarësimit të këtij vendi në NATO, transmeton Koha.net.
Lidhur me këtë çështje, gazeta e Beogradit “Blic” ka bërë një anketë me lexuesit e vet. Në anketë, 73 për qind e të pyeturve është deklaruar kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO. (b.an)