Ekipi Yamaha, “Movistar Yamaha MotoGP Team”, ka zyrtarizuar nëpërmjet një njoftimi zyrtar se piloti i tyre Michael Van der Mark do të zërë vendin e Valentino Rossi në garën e ardhshme, programuar për të dielën, me 24 shtator, ne Aragona.
“Rossi po vazhdon rikuperimin, por nuk mund të rikthehet para Çmimit të Madh të Japonisë në Motegi me 13-15 tetor”, thekson skuderia.
Holandezi Van der Mark ka garuar për Yamaha në 2010 në shtatë gara me 125cc, ndërsa në 2011 në Çmimin e Madh të Holandës me Moto2 në Assen, përgatiti Express. (b.an)