Tashmë është zyrtare, “truri” që organizoi masakrën e së premtes në Paris, Abdelhamid Abaaoud, ka vdekur.
Prokurori i Parisit tha se Abaaoud është vrarë gjateë aksionit të ditës së djeshme në Saint Denis, dhe është identifikuar falë gjurmëve të gishtërinjve të tij.
Në përfundim të aksionit të ditës së djeshme, ku u shtinë mbi 5 mijë plumba nga ana e forcave speciale Franceze ishte gjetur një trup i dëmtuar rëndë nga predhat dhe shpërthimet.
Pas analizave ka rezultuar se trupi i pajetë, i paidentifikueshëm, ka qenë pikërisht i Abaaoud, personit që organizoi të gjithë sulmet që u kryen në Paris, të premten e 13 nëntorit.









