Mes pritjes dhe surprizave që nuk do të mungojnë, zbulohet edhe emri i parë në listën e të grumbulluarve nga trajneri Silvinjo, përpara startit të kualifikueseve të Euro 2024.
Taulant Seferi do të jetë pjesë e ekipit kuqezi, me lajmin që është konfirmuar nga klubi ukrainas i Vorskla Poltava.
Sulmuesi do të jetë pjesë e Kombëtares për sfidën e parë kualifikuese, më 27 mars në fushën e Polonisë. Seferi po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin ukrainas, ku ka shënuar 6 gola në 15 ndeshje.
Lista zyrtare nga trajneri i Kombëtares pritet të bëhet publike në ditët në vijim.
/a.r