• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konfindustria kërkesë BSH: Masa për sigurinë e parave të shqiptarëve

by Java News
12/02/2017 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konfindustria shpreh shqetësimin për numrin e lartë dhe në rritje të akteve kriminale të grabitjeve ndaj bankave dhe transportit të mjeteve monetare në vend, duke i’u referuar rastit të fundit të së enjtes në Qafë Kashar.

Administratori i përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, në një reagim të ditës së sotme thotë se shqetësimi bëhet edhe më i thellë, kur vlerëson mungesën e plotë të përgjegjshmërisë dhe mosveprimin e një numri të tërë të institucioneve licencuese shtetërore dhe vetë sistemit bankar, në marrjen e masave të sigurisë parandaluese në kushtet e grabitjeve të njëpasnjëshme.

Konfindustria vlerëson, se shtimi i dukshëm i rasteve të grabitjeve të bankave përveç dëmit financiar dhe garancisë për depozitat e qytetarëve shqiptarë, njëkohësisht është goditje e pastër në sigurinë e të bërit biznes në përgjithësi në vend me pasoja dëmesh të mëdha ekonomike shumëpërmasore.

“Sa më sipër është e qartë, nëse vlerësojmë, se nga grabitjet në shtim të bankave, duke filluar me rastin e shëmtuar në thesarin e Bankës së Shqipërisë, kemi prekje të drejtpërdrejtë të fuqisë konkurruese të Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja edhe kështu në nivel mjaft të ulët”, thuhet më tej.

Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë si institucioni përgjegjës vëzhgues dhe rregullator bankar, që përpara se të merret me politika makro të padobishme në pjesën dërrmuese të tyre, të marrë sa më shpejt masat dhe kontrollet e nevojshme për të kërkuar arritjen e domosdoshme ne standardet e sigurisë të parave të shqiptarëve si detyra parësore e përligjjes historike të krijimit të sistemit bankar, duke filluar nga vetja e saj. Në këtë linjë thuhet se është e domosdoshme, që standardet e domosdoshme të sigurisë së bankave dhe investimet përkatëse të jenë kusht parësor në licencimin e tyre dhe në vazhdimësi.

Konfindustria kërkon kryerjen sa më shpejt të përmirësimeve ligjore për t’i dhënë të drejtën e patjetërsueshme Policisë së Shtetit për sigurimin e transportit të vlerave monetare, natyrisht kundrejt pagesave përkatëse të institucioneve bankare dhe financiare në vend.

Next Post
Pas shumë vitesh 29 vjeçarja britanike gjen arsyen se përse të gjithë meshkujt e tradhëtonin

Pas shumë vitesh 29 vjeçarja britanike gjen arsyen se përse të gjithë meshkujt e tradhëtonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In