• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Konferenca me Vuçiç u ndërpre sepse Rama i bëri presion?

by A R
16/03/2017 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Konferenca për shtyp e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka shkuar si duhet. Në fakt, ajo është ndërprerë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes Aleksandar Vuçiqit të Serbisë dhe Edi Ramës së Shqipërisë.

Klan Kosova ka mësuar prapaskenat e asaj që ndodhi në Sarajevë:

Sipas agjendës se publikuar nga qeveria e BH, në fund të takimit të sotëm gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të prononcoheshin me radhë në një konferencë për shtyp, së bashku me Komisionerin Johaness Hahn.

Por për çudinë e të gjithë gazetarëve të shumtë, konferenca është ndërprerë kur pas kryeministrit të Bosnjës, si i zoti i shtëpise, dhe komisionerit Hahn, i ka ardhur radha kryeministri Vuçiq. Sapo është thirrur nga moderataroja për te marrë fjalën, serbi ka bërë me shenjë nga Edi Rama.

Ky gjest ka lënë të kuptohet se Vuçiq i ka hapur rrugën Ramës për të folur. Ky i fundit, siç merr vesh Klan Kosova, nuk ka reaguar dhe pas kësaj, kryeministri serb është kthyer nga salla dhe ka thënë se mjafton me kaq dhe se nuk ka kuptim te flasin të gjithë. Pastaj ai ka lëvizur nga podiumi dhe kështu kanë bërë edhe mysafirët e tjerë duke shkaktuar acarimin e gazetarëve që prisnin prej më shumë se një ore.

Më pas gazetarë të pranishëm që kanë arritur të kapin diçka nga  një shkembim fjalësh në anglisht mes kryeministrit serb e atij shqiptar, në korridorin që çonte për në sallën e konferencës së shtypit, kanë treguar se Vuçiq, ka thënë me zë të lartë, se ishte përgatitur të denonconte arrestimin e një militanti të partisë së tij në Kosovë. Ky i fundit, sipas shefit të qeverisë serbe, ishte arrestuar sepse kishte në makinë posterët e kampanjës elektorale të partisë së kryministrit serb.

Kryeministri Rama mësohet t’i jetë kthyer Vuçiqit me përgjigjen: “Duhet ta dish, se nëse ti e thua këtë në konferencë unë do të them: ‘Ta kam thënë qe po s’e njohe Kosovën probleme do kesh’! Dhe do t’i sqaroj unë gazetarët qe nuk është e vërtetë që në Kosovë e kanë arrestuar njeriun tënd, por kane sekuestruar posterët e tu, domethënë kanë arrestuar fotografinë tënde”!

Muhabeti rreth “arrestimit të fotografisë” është pritur me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa krejt në fund kryeministri Vuçiq ka preferuar ta lë me kaq dhe të evitojë replikën e radhes së kolegut të tij shqiptar. /b.d

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Rama i sigurt për koalicionin me Metën, por për LSI vendosin forumet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In