• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca “Quo Vadis Europa?”/ Xhaçka: BE të përcaktojë një afat kohor paraprak të integrimit të rajonit

by Java News
22/08/2023 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Quo Vadis Europa?” me ftesë të Përfaqësuesit tëLartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Gjatë fjalës së saj, në sesionin “Zgjerimi dhe Fqinjësia/ Ballkani Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, Ministrja Xhaçka theksoi se kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë e zgjoi Bashkimin Evropian dhe e detyroi atë të mendonte strategjikisht sa i përket çështjes së zgjerimit.

“U desh një luftë, por sot BE-ja është e përqendruar si kurrë më parë dhe po tregon vullnet për të vepruar në mënyrë strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor. Ka një ndryshim real në qasjen e BE-së ndaj rajonit, i cili mund të shpresojmë se do të zgjasë dhe do të bëhet konkret në të ardhmen”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

Ajo theksoi se BE duhet të japë një sinjal të qartë duke përcaktuar një afat kohor paraprak të integrimit të rajonit, gjë e cila sipas saj, do ofronte një kornizë dhe një objektiv të qartë se çfarë dhe kur duhet arritur.

“Shpresojmë që BE-ja do të punojë me ne për konvergjencën ekonomike dhe sociale sepse pa e ndihmuar rajonin të ngushtojë hendekun e zhvillimit që vitet e fundit është zgjeruar, vështirë se do ta arrijmë atë më tej në rrugën drejt BE-së.

E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishmja, dua të theksoj nevojën për mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi nga partnerët tanë evropianë dhe një angazhim nga ana e tyre se zgjerimi do të bazohet në merita”, nënvizoi kryediplomatja shqiptare.

Në konferencën e organizuar në Snatander të Spanjës marrnin pjesë liderë politikë nga shtetet anëtare të BE-së, Ukraina dhe vende të tjera kandidate, eurodeputetë, profesorë universiteti dhe ekspertë për çështjet më të rëndësishme gjeopolitike./m.j

Next Post
VIDEO/ Zjarri masiv në Laç, 50 efektivë të FA dhe një helikopter mobilizohen për të neutralizuar flakët. Arrestohet autori

VIDEO/ Zjarri masiv në Laç, 50 efektivë të FA dhe një helikopter mobilizohen për të neutralizuar flakët. Arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In