• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca për energjinë/ Balluku: Në fund të marsit aktivizojmë Bursën Energjetike shqiptare. Kthehemi në eksportues…!

by Java News
10/03/2023 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën për energjinë, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se kriza energjetike na vuri me të vërtetë para një sfide shumë të madhe, duke sjellë edhe kufizim të investimeve në sektorin energjitik.

“ U detyruam të kufizonim shumë nga veprimtaritë tona ashtu siç është edhe kufizimi i investimeve në sektorin energjetik që për të thënë të drejtën e kemi bërë me shumë dhimbje, pasi Shqipëria sot është një vend që zhvillohet në të gjitha fushat, në fushën e agrobiznesit, në fushën e turizmit dhe në çdo fushë tjetër të infrastrukturës arsimore, shëndetë3sore e të tjerë dhe të gjitha këto padyshim kërkojnë një nga elementët më të rëndësishëm, por më bazik që është energjia” u shpreh Balluku ndërsa shtoi se fundi i marsit do të jetë data e shumëpritur e aktivizimit të Bursës Energjetike Shqiptare, ALPEX.

“Gjithashtu ky është një vit i shënuar pasi unë duhet të them që marsi është muaji kur ne do të kthejmë operative dhe do të jetë tashmë një e re e shumëpritur, Bursën Energjetike Shqiptare. E kemi deklaruar disa herë si kohë dorëzimi, por gjithmonë ka pasur problematika pasi ne nuk punojmë vetëm, punojmë me partnerë dhe partnerët padyshim ndikohen nga krizat, nga problematikat dhe gjithçka tjetër, kështu që na është dashur ta shtyjmë disa herë afatin e dorëzimit , por të gjitha palët tashmë deklarojmë se fundi i Marsit do të jetë data e shumëpritur e aktivizimit të Bursës Energjetike Shqiptare, ALPEX, e cila padyshim do të garantojë transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve, sidomos sot më shumë se kurrë kur sektori privat po investon fuqishëm në kapacitetet fotovoltaike.” vijoi më tej Balluku.

“Energjia në fokus para luftës”, Balluku: Do e kthejmë Shqipërinë në një vend eksportues neto

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një konferencë që po mbahet për energjinë, është shprehur se Shqipëria ka pasur një fokus të shtuar në energji 4 vite më parë, pra ende pa nisur lufta dhe Ukrainë, e cila solli një krizë të madhe në këtë sektor.

“Faleminderit për ftesën sot dhe është kënaqësi në këtë sallë të shikoj fytyra që i njoh prej kohësh gjë që do të thotë që kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, pra administrata, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe sektori privat padyshim. Gjithashtu edhe ambasadorët, trupi diplomatik apo edhe institucionet financiare të huaja të cilat na kanë suportuar dhe kanë qenë me ne hap pas hapi në të gjithë këtë katër vjeçar të gjatë ku Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjithashtu dhe qeveria shqiptare kanë pasur një fokus të shtuar mbi sektorin energjetik edhe para se të fillonte kriza” tha fillimisht ministrja.

Bulluku shtoi se synimi është që Shqipëria nga nga një vend importues që është aktualisht në një vend ekspertues neto deri në vitin 2029.

Ajo shtoi se për ta bërë këtë shumë të rëndësishme janë edhe investimet e sektorit privat.

“Ashtu siç ju e dini ne kemi nisur prej vitesh një strategji të mirëfilltë diversifikimi të burimeve energjetike në Republikën e Shqipërisë me një qëllim të saktë, me një qëllim të pastër para nesh i cili na frymëzon çdo ditë. Duam të kthejmë Shqipërinë nga një vend importues në një vend eksportues neto dhe kjo do të ndodhë deri në vitin 2029 sipas një roadmap-i të qartë me të gjitha programet dhe projektet që kanë nisur tashmë prej kohësh, por nga ana tjetër edhe me të gjithë investimet e sektorit privat që për thënë të drejtën tashmë janë të rëndësishme dhe nuk mund të jenë të pakonsiderueshme”, shtoi Balluku.

Sa i përket vitit që lam pas, Balluku tha se ai ka qenë një vit sfidues jo vetëm për Shqipërinë, por të gjithë botës, por shtoi se ka konstatuar me kënaqësi që askush nga BE apo Ballkani Perëndimor nuk u gjunjëzuan gjatë kësaj krize.

“Megjithatë unë do të ndalesha pak tek viti që lamë pas, një vit i cili sfidoi jo vetëm Shqipërinë, por edhe vende të stabilizuara prej kohësh me kapacitete të rëndësishme energjetike, vende që kontribuonin jo vetëm në zhvillimin e tyre rajonal, atje ku ndodheshin, por madje në të gjithë botën. Sfida energjetike nuk i dha imunitet askujt dhe të gjitha këto vende u sprovuan, ashtu si dhe Shqipëria. Megjithatë atë që unë konstatoj me shumë kënaqësi është se askush, as Bashkimi Europian, as Ballkani perëndimor dhe as vende të tjera nuk u gjunjëzuan gjatë kësaj krize, por në të kundërt të gjithë ne u motivuam, i frymëzuam për të gjetur instrumenta të rinj, për të krijuar burime alternative energjie dhe për të qenë të përgatitur për çdo krizë tjetër me të cilën mund të përballemi në të ardhmen”, theksoi ajo.

Më pas ministrja bëri me dije se gjatë vitit 2022 janë aprovuar projekteve të cilat përbëjnë 300 megavat/orë prodhim dhe në ndërkohë janë duke u trajtuar 55 aplikime të tjera që i ekuivalojnë një kapaciteti 1.7 gigavat ose përkthyer në para, në investim, 1.3 miliard euro investime energjetike të sektorit privat në Shqipëri.

“Me kënaqësi unë sot do të thoja që vetëm brenda vitit 2022 deri më tani ne kemi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë kemi aprovuar, kemi dhënë dritën jeshile projekteve të cilat përbëjnë 300 megavat/orë prodhim dhe në ndërkohë janë duke u trajtuar 55 aplikime të tjera që i ekuivalojnë një kapaciteti 1.7 gigavat ose përkthyer në para, në investim, 1.3 miliard euro investime energjetike të sektorit privat në Shqipëri”, bwri me dije ministrja.

Balluku theksoi se këtë vit Shqipëria mban mbajmë kryesimin e dy proceseve shumë të rëndësishme, që janë presidenca e Komunitetit të Energjisë dhe Procesi i Berlinit.

“Por Shqipëria këtë vit është e privilegjuar përsa i përket sektorit energjetike. Ky është një vit i rëndësishëm sa i takon energjisë pasi në këtë vit ne mbajmë kryesimin e dy proceseve shumë të rëndësishme. Kemi presidencën e Komunitetit të Energjisë, si një mekanizëm bashkëpunimi, rajonal dhe një katalizator për integrimin e rrjeteve tona energjetik me ato të Bashkimit Europian dhe zhvillimin e sektorit në përputhje me direktivat dhe standardet europiane duke i ofruar kështu garanci të shtuar investitorëve. Nga ana tjetër Shqipëria do të jetë mikëpritëse për procesin e Berlinit”, u shpreh Balluku./m.j

Next Post
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS, çfarë u diskutua

'14 maji'/ Zgjedhjet vendore: Ja kush janë dy kandidatët e PS në Vlorë dhe Sarandë për kryebashkiakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com