• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca/ Ministrat e rajonit në Shkup për të diskutuar mbi shërbimet publike dhe transformimet digjitale që po ndodhin në BP

by Java News
16/09/2022 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimit Milva Ekonomi mori pjesë në Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor për Reformën e Administratës Publike.

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA), me mbështetjen e OECD/SIGMA, mblodhi së bashku ministrat e rajonit për administratën publike,drejtues të institucioneve publike, si dhe përfaqësues nga Komisioni Europian. Gjatë punimeve të ministerialit i pranishëm ishte edhe u kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski.

Në takim u diskutua për të ardhmen e qasjes me në qendër qytetarin në sektorin publik, qeverisjen dhe dixhitalizimin. Të pranishëm të tjerë në konferencë ishin Admirim Aliti, Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut, Josip Grubesha, Ministrja e Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Maja Maçužić Puzić , Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale i Serbisë, Dragisha Janjusheviq, Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi, Bardhyl Dobra Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Daniele Dotto, Zëvendës Drejtor dhe Shef i Njësisë për qeverisjen dhe administratën publike në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbështetjen e Reformës Strukturore dhe Florian Hauser, Udhëheqës i Ekipit për PAR në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), Maja Handjiska – Trendafilova, drejtoreshë e ReSPA.

Ministrja Ekonomi në fjalën e saj deklaroi se reforma në administratën publike, për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor mbetet prioritet kyç për të ndërtuar shoqëri dhe ekonomi të qëndrueshme me synim avancimin e procesit integrues në BE.

Më tej ajo u shpreh se reforma e shërbimeve publike mbetet kyç për ti shërbyer edhe më mirë qytetarëve. Dhe siç është bërë e njohur nga OECD/SIGMA, Shqipëria mbetet vendi me rritjen më të shpejtë në rajon në transformin digjital, arritje kjo që është konfirmuar edhe në raportin vjetor E-Governance të OKB-së.

Sot në portalin E-Albania ofrohen 1212 shërbime elektronike dhe vetëm për 6 muajt e parë të vitit janë shkëmbyer 215 milion trasanksione të mundësuara nga interoperatibilteti i 55 sistemeve elektronike të lidhura midis tyre.

Gjatë punimeve të konferencës u nënvizua rëndësia e forcimit të sigurisë kibernetike dhe masat që vendet e rajonit duhet të ndërmarrin.

Në Konferencë, ReSPA organizoi edhe Ceremoninë e Çmimeve të Administratës Publike në Ballkanin Perëndimor, ku Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) u vlerësua me çmimin “Njohje speciale për besimin në administratën publike për sistemin e E-Ankesave”.

Nga ana e OECD/SIGMA u nënvizua ndër të tjera se kjo iniciativë demostron një dedikim të qartë për të përmirësuar funksionimin e administratës publike, në vazhdimësi dhe në mënyrë më efektive. Janë numëruar disa rezultate të prekshme, ulja e numrit të ankesave, kostot përkatëse të vlerësuara, rritje të kualitetit, teksa ankesat të cilat në fazën fillestare ishin rreth 30-40%, tashmë kanë rënë në 9%. Në këto kushte, proçesi është totalisht i digjitalizuar, i lehtë, i aksesueshëm, transparent, përgjatë gjithë fazave të tij. Është një rast i shkëlqyer që rrit besimin në një fushë të veçantë qeveritare siç është prokurimi publik./m.j

Next Post
Putin pa ftesë/ Ndalohet të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës, reagon Kremlini: Veprim imoral!

Putin pa ftesë/ Ndalohet të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës, reagon Kremlini: Veprim imoral!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In