• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Konferenca mediatike “Radiot fetare në gjuhën shqipe”.

by A R
02/10/2019 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues nga radiot fetare, ekspertë dhe studiues të medias, deputetë dhe drejtues të institucioneve publike, klerikë të religjioneve, u mblidhen të mërkurën paradite në Tiranë në konferencën “Radiot fetare në gjuhën shqipe”.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, në rolin e organizatorit të aktivitetit synon që përmes prezantimeve dhe diskutimeve nga të pranishmit të nxjerrë në pah rolin dhe kontributin e redaksive fetare të komunitetit, në promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës mes besimeve.

Ministrja e Kulturës znj.Elva Margariti në fjalën e saj u përqendrua tek rëndësia e këtij takimi edhe pse “ gjatë këtyre 30 viteve toleranca fetare është një nga vlerat më të mëdha që i është njohur Shqiptarëve”. Ministrja Margariti, u shpreh se temat që trajtojnë mediat fetare promovojnë mjedisin e tolerancës në Shqipëri dhe i bëjnë një shërbim të mirë asaj.

Nga Selia e Shenjtë mori pjesë Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimet Shoqërore, Dr. Paolo Ruffini, i cili në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e komunikimit në shoqëri i radiove fetare dhe roli i tyre në krijimin e një mjedisi sa më të drejtë dhe të shëndetshëm për fjalën. Sipas tij, “asgjë sa radioja nuk u jep kaq kuptim fjalëve”.

Në këtë drejtim ai nënvizoi rëndësinë e radio Vatikanit, e cila prej 68 vitesh transmeton në gjuhën shqipe, zhvillimet historike të Shqiptarëve, përfshirë ndryshimin e sistemeve dhe sfidat më të mëdha më të cilat përballet shoqëria jonë.

“Zëri i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe e shoqëroi udhën e bashkatdhetarëve tuaj gjatë kalvarit të diktaturës komuniste. Mbrojti dinjitetin e njeriut nga çdo formë abuzimi. Tregoi historinë e kombit tuaj, duke filluar nga ajo e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, “Athleta Christi”. I bëri të njohura vlerat, nënvizoi ndryshimet themelore e sinjalizoi ngjarjet më të rëndësishme, deri në agimin e lirisë e të demokracisë”, theksoi ai.

Rëndësia e radiove fetare, vijoi Ruffini, shihet gjerësisht në rolin e tyre për të hedhur farën e paqes, duke dëshmuar fenë. Sic edhe pohon Dokumenti për Vëllazërimin Njerëzor, nënshkruar në Abu Dabi, “dialog ndërmjet besimtarëve do të thotë të takohemi në hapësirën e jashtëzakonshme të vlerave të përbashkëta shpirtërore, njerëzore e shoqërore e ta investojmë gjithë këtë në përhapjen e virtyteve më të larta morale, nxitur nga fetë”.

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizve z.Gentian Sala, u ndal tek vlera e këtij aktiviteti për nxitjen e bashkëpunimit fetar dhe forcimin e mëtejshëm të mesazheve paqtuese që këto institucione kanë dhënë në shoqëri. Z.Sala vlerësoi kontributin e radiove fetare të komunitetit të cilat përbëjnë një segment të tregut audioviz që dallon nga pjesa tjetër, për qëndrueshmërinë e aktivitetit, vullnetarizmin e angazhimit të stafit në redaksi dhe për sasinë dhe larminë e temave që përgatiten nga vetë radioja.

Kryetari i AMA-s vijoi më tej se “ fillesat e këtyre radiove në vitin e “Mbrapshtë” 1997 kanë një domethënie të qartë për angazhimin e komuniteteve fetare në momentet e kaosit dhe trazirave sociale dhe politike të asaj periudhe”.

Radiot fetare janë refleksion i tolerancës dhe bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme në vendin tonë dhe kjo konferencë shërben si prezantim i rolit dhe ndikimit të tyre pozitiv në shoqërinë tonë multifetare, angazhimin për produkte cilësore dhe pasurimin me më shumë pozitivitet të besimit fetar brenda dhe jashtë objekteve të kultit, përfundoi z.Sala.

Për herë të parë transmetimet me përmbajtje fetare si dhe zyrtarë nga publiku shqiptar janë ndjekur prej 3 tetorit të vitit 1951, me fillimin nga puna të seksionit shqip të Radio Vatikanit.

Megjithëse aktiviteti fetar dhe liria e ushtrimit të besimit kanë qenë të ndaluara në Shqipërinë komuniste, sërish ka pasur shumë dëgjues të Radio Vatikanit që ndiqnin fshehurazi programet e saj.

Pas miratimit të ligjit për mediat audiovizive të vitit 2013, AMA, ka miratuar akte nënligjore që kanë bërë të mundur qartësimin e procedurave të licencimit të tyre, duke e konsoliduar këtë pjesë të tregut audioviziv, në shërbim të komuniteteve fetare dhe ndjekësve të transmetimeve të tyre. Aktualisht operojnë katër subjekte, radio Spektrum e komunitetit Musliman, Radio Maria e besimit Katolik, Radio Ngjallja e Kishës Ortodokse dhe Radio Dodona e Kryegjyshatës Bektashianë.

Next Post
Pas sherrit për tokën autori mori armën dhe kreu masakrën në Klos, për 1 javë Flogeti festonte 20-vjetorin

Pas sherrit për tokën autori mori armën dhe kreu masakrën në Klos, për 1 javë Flogeti festonte 20-vjetorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

January 23, 2026
“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

ZYRTARE/ Nënshkruan me skuadrën e…Ed Sheeran, Anis Mehmeti qëndron në Championship

January 23, 2026
Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

January 23, 2026
“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

January 23, 2026
Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

January 23, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In