• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca mbi zgjerimin/ Veliaj: Tirana, shembulli më i mirë në promovimin e të rinjve

by Java News
22/02/2020 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana bëri bashkë sot aktorët politikë shqiptarë e rajonalë, përfaqësues të Bashkimit Europian dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ku kryefjalë ishte zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva europiane e vendit tonë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij theksoi rëndësinë gjithnjë e më të madhe që po luajnë qytetet në procesin e integrimit. Por, ai e vuri theksin te rinia, e sidomos në promovimin e tyre, par t’i bërë pjesë të vendimmarrjeve të rëndësishme.

“Ne jemi kryeqyteti më i ri në Europë dhe jemi zgjedhur Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022. Kur u ktheva në 2003, dëgjoja politikanë që thoshin se rinia është e ardhmja , pra me ju do të flasim më vonë, s’ka ardhur ende koha juaj. Por, në fakt, kjo ishte një shaka. Qytetet, qeveritë që e marrin seriozisht rininë, duhet të jenë krenare. Në listat e PS e kemi për detyrë të vendosim raportin 50/50 burra-gra, dhe 1/3 të rinj; pra, të rinj aktivistë nën 35. Duhet ta shtyjmë më tej këtë axhendë, më shpejt. E di që ka njerëz të emancipuar që nuk besojnë në kuota, por në fakt kuotat funksionojnë dhe ky është një shembull i mirë që kemi në Tiranë dhe në Shqipëri për të promovuar të rinjtë”, tha ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se rajoni është në një moment fantastik për të hedhur hapa të mëdhenj përpara, ndërsa njohu të pranishmit me ambicien e Tiranës për t’u mësuar të rinjve gjuhën e kodimit.

“Më pëlqen që Lufthansa ka vendosur zyrat e veta në Tiranë, po ashtu edhe një kompani amerikane do të vendoset këtu. Do të hapim Piramidën, që ka qenë mauzoleumi i diktatorit, për ta kthyer në shkollën më e madhe të teknologjisë së informacionit në rajon. Në Stokholm edhe një 6-vjeçar mëson të kodojë, nuk ka përse këtu të mos bëjmë këto hapa që nevojiten për të kapur ritmin”, deklaroi Veliaj.

Teksa ftoi të pranishmit të vizitojnë Tiranën, Veliaj shtoi se transformimi i Pazarit të Ri dhe i sheshit “Skënderbej”, janë prova më e mirë e ambicies dhe qëllimit të qytetit për t’u bërë një shoqëri evropiane.

g.kosovari

Next Post
“Mos bëni politikë me koronavirusin”/ Zv/ministrja i përgjigjet akuzave të PD: Karantina strukturë që plotëson standardet

"Mos bëni politikë me koronavirusin"/ Zv/ministrja i përgjigjet akuzave të PD: Karantina strukturë që plotëson standardet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In