• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca/ Gjiknuri: E ardhmja e rajonit e sigurtë në BE, Shqipëria ka zgjedhur të jetë vend i Unionit dhe i NATO-s

by Java News
25/07/2022 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaron se Shqipëria është e vendosur në zgjedhjen e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s. Duke folur në konferencën me temë “Sfidat e sigurisë dhe riformimi i gjeopolitikës” ku merrte pjesë dhe gjenerali James L. Jones, Jr, dhe mjaft personalitete të larta të politikës, theksoi se vendi i Ballkanit Perëndimor është në familjen evropiane.

“Unë mendoj dhe iniciativat e fundit për hapjen, qoftë dhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, megjithatë dhe ajo mund të ketë debat pasi çdo iniciativë e re mund të ketë debat, por e rëndësishme është fokusi dhe inspirimi kur vjen nga bashkëpunimi, hapja, forcimi i demokracisë, mbajtja e të njëjtave vlerave.

Në fund të fundit synimi është që Shqipëria të jetë vend i Bashkimit Evropian. E rëndësishme është si të forcojmë vlerat e botës perëndimore në këtë vend që quhet Europë, dhe ku Ballkani Perëndimor nuk duhet të shikohet si i hequr mënjanë. Përkundrazi, aty e ka historinë, aty e ka dhe perspektivën dhe unë them dhe politika shqiptare mund ta gjejë shumë mirë veten në këtë perspektivë dhe me këtë qëllim final”, deklaroi ai.

Gjiknuri theksoi se në këto kohë të vështira është e rëndësishme të prevalojnë vlerat perëndimore. “Po ka një element se çfarë solli të re lufta në Ukrainë apo agresioni rus në Ukrainë, është pikërisht ajo që disa filluan ta thonë, është fundi i atij globalizimit dhe demokracisë pa limit që të gjithë mendonin se do të ishte e ardhmja botërore dhe fillimi i ndarjes së botës në pole që bazohen në vlera të caktuara. Nga njëra anë janë vlerat euroatlantike perëndimore që të gjithë i pranojmë që përfaqësohen nga vendet e NATO-s, nga boshti euroatlantik, por jo kudo e shohin kështu dhe ne po shikojmë një Rusi që afrohet më shumë me Kinën.

Po shikojmë një botë tjetër arabe që dikur ka qenë shumë me Shtetet e Bashkuara, por tashmë nuk do të zgjedhë pozicionim, përkundrazi shikon oportunitetet e saj për të përfituar nga kjo situatë. Përkundrazi, Shqipëria dhe vende të tjera të vogla gjenden në udhëkryqin se çfarë zgjedhjesh do të bëjmë. Zgjedhja është e qartë, ne kemi zgjedhur të jemi vend i Bashkimit Europian, kemi zgjedhur të jemi pjesë e NATO-s, pjesë e të njëjtës infrastrukturë sigurie. Por kjo është shumë e rëndësishme që pikërisht këto vlera të prevalojnë në këto kohë të vështira””.

Sekretari i Përgjithshëm i PS nënvizoi se agresioni rus ndaj Ukrainës e forcoi më shumë aleancën e NATO-s. “Agresioni rus një gjë e bëri të mirë, që e forcoi më shumë NATO-n, e ndryshoi konceptin e saj strategjik, e vuri përsëri Rusinë si një nga kërcënimet themelore e pa përsëri Kinën si një sfidonte nga pikëpamja strategjike.

E thashë dhe në fillim, kemi një Kinë dhe një Rusi që po afrohen më shumë me njëra-tjetrën. Atëherë varet se sa fortë do të qëndrojë Bashkimi Europian në këtë pozicionim të ri të presioneve ekonomike që vijnë nga thellimi dhe zgjatja e kësaj lufte.

Dhe mendoj që për Ballkanin Perëndimor dhe për vendet tona ka një gjë, ne me njëri-tjetrin duhet të bashkëpunojmë më shumë, të mos e marrim paqen të mirëqenë, të shikojmë që siguria nuk është një gjë që mbetet aty.

Unë mendoj që nga forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe përfshirja e këtij rajoni me sësbën, qoftë dhe për arsye gjeopolitike, qoftë për arsye gjeostrategjike, çfarëdolloj emri t’i themi, në Bashkimin Europian, është e vetmja e ardhme e sigurtë e këtij rajoni.

Nuk ka demokraci pa zhvillim ekonomik dhe nuk ka zhvillim ekonomik pa këmbyer me njëri-tjetri, pa u hapur me njëri-tjetrin, pa qenë në paqe, në rajon, pa qenë më të lirë dhe pa përfituar nga bashkëpunimi që duhet të kemi me Europën”, theksoi Gjiknuri./m.j

Next Post
FOTO/ Arrestohet këngëtari i njohur Fero, ja për çfarë akuzohet

FOTO/ Arrestohet këngëtari i njohur Fero, ja për çfarë akuzohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com