• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konferenca e Sigurisë në Myhih, Zelensky kërkon mbështetje: Duhet më shumë punë për të ndaluar Putinin dhe luftën

by B K
14/02/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit me nënpresidentin e SHBA JD Vance, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se dyshja zhvilluan një “bisedë të mirë” dhe se ky ishte takimi i tyre i parë, por jo i fundit.Screenshot_13

Presidenti Volodymr Zelensky tha se nevojitet më shumë punë për të hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë një takimi me Zëvendës Presidentin e SHBA JD Vance.

“Në të vërtetë ajo që duhet të bëjmë është të flasim më shumë, të punojmë më shumë dhe të përgatisim planin, si të ndalojmë Putinin dhe të përfundojmë luftën”, tha Zelensky, i cili më herët tha se do të zhvillonte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin vetëm pasi të dakordësohet për një plan paqeje me udhëheqësit e SHBA-së dhe BE-së.

Zelensky shton se Ukraina dëshiron paqen, por ka nevojë për garanci reale sigurie, duke thënë se është “mirënjohës” për mbështetjen amerikane.

Presidenti Zelensky u takua sot me Nënpresidentin amerikan JD Vance.

Shumë analistë, veçanërisht në Evropë, shpresojnë se zoti Vance do të hedhë pak më shumë dritë mbi idetë e Trump për arritjen e zgjidhjes së negociuar të luftës në Ukrainë.

Në fjalimin e tij gjatë konferencës së Mynihut, Nënpresidenti Vance u dha leksione zyrtarëve evropianë mbi fjalën e lirë dhe migrimin ilegal në kontinent. Ai paralajmëroi zyrtarët evropianë se rrezikojnë të humbasin mbështetjen e publikut nëse nuk ndryshojnë shpejt kursin.

“Nese keni frikë nga votuesit tuaj, Amerika nuk ka se si t’ju shpetojë”, tha Nënpresidenti Vance.

Fjalimi i zotit Vance dhe përmendja e luftës 3-vjeçare në Ukrainë, u bë në një kohë shqetësimi dhe pasigurie të fortë mbi politikën e jashtme të administratës Trump.

“Uashingtoni tani ka një udhëheqës të ri. Nën udhëheqjen e Donald Trumpit, ne mund të mos pajtohemi me pikëpamjet tuaja, por ne do të luftojmë për të mbrojtur të drejtën tuaj për ta thënë atë publikisht”, tha Nënpresidenti Vance ndërsa publiku duartrokiste.

Nënpresidenti gjithashtu paralajmëroi zyrtarët evropianë kundër migracionit të paligjshëm, duke thënë se elektorati nuk votoi për të hapur “portat që të vërshojnë miliona emigrantë të pa verifikuar”.

Ai iu referua një sulmi të enjten në Mynih, ku i dyshuari u njoftua së është një afgan 24-vjeçar, i cili mbërriti në Gjermani si azilkërkues në vitin 2016.

Gjatë incidentit mbi 30 persona u plagosën dhe duket se ai ishte i motivuar nga ekstremizmi islamik.

Next Post
U vinin gjobë bizneseve në Athinë, goditet grupi kriminal, mes të arrestuarve edhe 3 shqiptarë

U vinin gjobë bizneseve në Athinë, goditet grupi kriminal, mes të arrestuarve edhe 3 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

February 18, 2026
Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

February 18, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

February 18, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

February 18, 2026
Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

February 18, 2026
I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

February 18, 2026
‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

February 18, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Nisja e muajit të Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In