Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti Konferencën e Donatorëve të zhvilluar sot në Bruksel, ku Shqipërisë iu dhuruan 1.15 miliardë euro nga komuniteti ndërkombëtar.
“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që u zhvillua në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar”, u shpreh Presidenti Meta.
Njëkohësisht Meta shprehu mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse.