• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca e Donatorëve, ishte një sukses apo dështim?

by Mustafa Nano
19/02/2020 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Pardje u mblodh në Bruksel një forum i rëndësishëm ndërkombëtar që ne e kemi quajtur Konferenca e Donatorëve, ku u mblodhën 1.15 miliard euro për Shqipërinë e goditur, të dërrmuar, të traumatizuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Fillimisht u krijua ideja e një mrekullie sepse u la të kuptohej që bëhej fjalë për 1.15 miliardë euro donacione. Ne pamë kryeministrin Rama të shokuar, të emocionuar, të shastisur.

Pamë kryeministrin Rama që foli për hudhra dhe të enormen sysh, pamë në të njëjtën kohë një gjë që nuk e kishim parë kurrë këto 30 vitet e fundit. Pamë opozitën që mbeti pa fjalë, mbeti absolutisht pa fjalë, dhe kjo ishte një gjë e paprecedentë.

Në këto rrethana kam përshtypjen që edhe të tjerët kanë bërë të njëjtën gjë që bëra edhe unë, unë vura në dyshim dijet e mia në fushën e leksikut, dhe zura të shfletoja për të verifikuar këto dije.

Zura të shfletoja fjalorët e Oksfordit dhe të Kembrixhit madje edhe fjalorët e Kostallarit për të parë nëse fjala “donacion”, fjala “grante” dhe fjalë të tjera, që përdoreshin dje, kishin atë kuptim që dija unë apo jo.

Në fakt verifikova se dijet e mia ishin të sakta, që donacionet ishin ashtu si unë e dija që ishin. Që do të thotë, para, mallra apo gjëra dhe një si me vlerë që i jepen një personi ose disa personave, ndoshta një kombi apo organizate, në rrethana që këto të fundit janë goditur nga një fatkeqësi e madhe, nga një tragjedi e madhe.

Por situata u sqarua më vonë, në orët e mbrëmjes kam dëgjuar ministrin e qeverisë Rama, Arben Ahmetajn, i cili sqaroi që nuk bëhet fjalë që 1.15 milion euro të jenë donacione, vetëm një pjesë e tyre janë donacione.

Donacione janë 400 milion euro, pjesa tjetër janë hua dhe kredi të buta të cilat i jepen Shqipërisë nga qeveritë e vendeve të ndryshme, nga bankat e ndryshme, për projekte të ndryshme investimi, qeverisë shqiptare, shumica e të cilave nuk ekzistojnë ende në letër.

Kjo do të thotë se nuk dihet se do të merren këto para, kjo do të thotë gjithashtu se një ditë këto para do të kthehen madje do të kthehen me interesa, sipas një % të ulur duhet thënë sepse janë kredi të buta.

Kjo do të thotë më në fund se Konferenca e Donatorëve nuk ishte një konferencë thjesht donatorësh por ishte një konferencë edhe kreditorësh. Lind pyetja ajo që ndodhi dje ishte një dështim ?

Jo, absolutisht jo. Ishte një sukses!

Ishte absolutisht një sukses, ishte sigurisht më i vogël se sa e bënë fillimisht por ishte shumë më i madh se sa pritej dhe mendohej.

Madje duhet thënë se ishte një sukses personal i kryeministrit Edi Rama i cili ka qenë i vetmi show man në gjithë këtë spektakël prej muresh qysh nga momenti që ndodhi tërmeti.

Ky ka qenë një sukses i kryeministrit Rama sepse ishte ai që ia doli ta mblidhte këtë forum ndërkombëtar, ishte ai që bëri bashkë një numër të madh shtetesh, qeverish, organizatash, dhe bankash ndërkombëtare.

Ishte ai që evidentoi, në mënyrë ndjellëse, tërheqëse, përmasat e tragjedisë që u shkaktua prej tërmetit. Ishte ai që diti ta ekspozojë në forum ë gjithë këtë tragjedi që ndodhi. Ishte ai mendoj unë, që bëri që u mblodhën ato para që u mblodhën.

Në këto rrethana mendoj se ky është një rast i mirë që ne këtë fatkeqësi që na ndodhi ta shndërrojmë në një shanse këtu kryeministri Rama dhe Qeveria kanë në dorë shumë për të bërë, në mënyrë që këtë fatkeqësi ta shndërrojnë në shans, pyetja është:

A do tja dalin ta bëjnë këtë gjë? Kjo është një pyetje, përgjigjen e të cilës nuk e kemi dot tani. Këtë përgjigje do ta marrim vesh muaj më vonë.

Next Post
Detajet/ Kokaina e kapur në Maqedoninë e Veriut kaloi në dy dogana shqiptare

Detajet/ Kokaina e kapur në Maqedoninë e Veriut kaloi në dy dogana shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In