• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca antikorrupsion, si një përpjekje për ti nxjerrë frikën vetes

by Mero Baze
14/06/2022 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Konferencat antikorrupsion kanë plot vend për humor, sidomos në një vend ku korrupsioni është një bimë që mbin ngado. Fatos Nano dhe Sali Berisha po ashtu kanë mbajtur konferenca antikorrupsion në mandatet e tyre.

Kur i degjon fjalimet e ministrave apo zyrtarëve të qeverisë, ndryshe nga herët e tjera, e vetmja gjë që kupton, është se kanë një lloj frike kur flasin për korrupsionin.

Nëse më parë për korrupsionin flitej në vetën e tretë dhe premtohej se ai do të luftohej, nëse i i shikon me vëmendje fjalimet e mërzitshme të konferencës së tanishme, e kanë një dimension që të ngjall kuriozitet dhe kjo ka të bëjë me frikën që endet mes rreshtave, me reagimin e drejtësisë ndaj tyre.

Ka disa fjalime që përpiqen të tregojnë se drejtësia po vepron vetëm mbi zyrtarë të qeverisë, ka fjalime të tjera patetike, që duan të tregojnë se korrupsioni nuk është ashtu siç duket, është më i mirë, por tek të gjithë ka një ndjenjë pasigurie kur flasin për raportet e drejtësisë me korrupsionin në këtë periudhë.

Ky nuk është një element që shkakton humor tek pjesëmarrësit. Është një element që shkakton frikë.

Për herë të parë për 31 vite, pushteti në Shqipëri është nën goditjen e pamëshirshme të drejtësisë, ku ministra dhe deputetë janë në burg, dhjetëra të tjerë në hetim, dhe përballë tyre një opozitë në shumicë e korruptuar dhe pa gjykuar, bën sikur është skeptike ndaj kësaj beteje. Në fakt është po kaq e frikësuar, në mos më shumë, se mos kjo është betejë e vërtetë dhe i vë përpara dhe ata.

Edhe kur përpiqen të sulmojnë ambasadoren amerikane si pjesëmarrëse në takim, edhe kur përpiqen të thumbojnë duke përmendur personazhe të korruptuar të pushtetit, në fakt edhe ata si shumica e zyrtarëve të qeverisë, frikën e kanë se mos drejtësia vërtet funksionin dhe i përballë ata me prangat.

Frika nga drejtësia e re është i vetmi element që e bën historike këtë konferencën antikorrupsion.

Dhe mirë apo keq, me të drejtë apo pa të drejtë, këtë frikë nuk e lidhin aq shumë me fuqinë e drejtësisë, se sa me praninë e ambasadores së SHBA në atë sale, që inkurajon drejtësinë të jetë dhe më e ashpër dhe të ndryshojë historinë e këtij vendi.

Në një vend ku për 30 vite korrupsioni nuk është ndëshkuar, kthimi i frikës nga ndëshkimi është vërtet një histori e re. Një histori e re që i tremb të dy palët, dhe ata që po ndëshkohen në pushtet, dhe ata që presin të ndëshkohen në opozitë.

Ndaj nuk është dhe aq për të qeshur kur e shikon konferencën dhe pjesëmarrësit që flasin. Nëse i shikoni me kujdes, ndonjë mund të duket qesharak, por kurrsesi askujt si vjen për të qeshur. As këtyre të opozitës që duan të bëjnë sikur tallen. Thjesht i nxjerrin frikën vetes se mos e kanë seriozisht.

Next Post
Pas 27 vjetësh, ‘vdes’ Internet Explorer

Pas 27 vjetësh, ‘vdes’ Internet Explorer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

February 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

February 28, 2026
Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

February 28, 2026
Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

February 28, 2026
ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

February 28, 2026
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

February 28, 2026
Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, raportohet për 40 të vrarë

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, raportohet për 40 të vrarë

February 28, 2026
Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

February 28, 2026
Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In