Ish-presidenti Ilir Metaj dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi prej një jave janë hedhur po sulmojnë avokatin e njohur, Idajet Beqiri përmes ish-deputetes së LSI, Silva Caka. Shkak i këtij sulmi janë qëndrimet publike të Beqirit për korrupsionin e Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilat i ka ndarë me lexuesit e gazetës “SOT” në disa intervista të mbushura me shumë detaje shumë interesante. Silva Caka theksoi dje se avokati Beqiri ishte dënuar në Belgjikë, por pa theksuar se për çfarë, që në fakt ka mbrojtur çështjen kombëtare, sidomos luftën për çlirimin e Kosovës. Tre ditë më parë Caka deklaroi se Beqiri ishte dënuar nga drejtësia e regjimit komunist. Por në përgjigjen e tij, Beqiri deklaroi gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ka rrëzuar gjithë pretendimet e ish-deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ilir Metaj në shërbim të Serbisë
Më konkretisht gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, avokat Beqiri thekson se zonja Caka fillimisht mori në mbrojtje sistemin komunist, duke iu referuar një vendimi të gjykatave të regjimit, ndërsa tashmë po merr në mbrojtje Serbinë, shtet ky, që sipas tij, Meta është shumë i lidhur. “Silva, e le kokrrën e namit! Pavarësisht se skraparllinjtë për “biografinë” e të parëve të tu thoshin “Rroftë Pylli i Helmësit”, se atë pëlqeu Enver Hoxha nga maja e Panaritit, kur strehoi Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare, e jo familjen tuaj që ishte pranë pyllit, përsëri tregohu pak e matur dhe me sadopak logjikë kur shkruan. Po bënë gabime fatale, për të mos thënë faje! Fajin e parë e bëre duke marrë në mbrojtje sistemin diktatorial të Enver Hoxhës, duke e konsideruar vendimin politik të dënimit qesharak të një drejtuesi të një institucioni të rëndësishëm të kohës me 4 muaj burg, të drejtë! Nga ana tjetër, po ti (Ganiu po e po), e quani atë sistem diktaturë të egër që jepte dënime gjyqësore të padrejta! Shiko sa qesharake bëhesh?! Shqiptarët e dinë që aktet dhe veprimtaria e LPK, UÇK, LKÇK, PUK, FBKSH, AKSH etj, të cilat kush më shumë dhe kush më pak, udhëhoqën popullin e Kosovës në luftë për Pavarësinë dhe Liri, u anatemuan, u sulmuan, u sabotuan, u burgosën në Shqipëri, u bë tradhti kombëtare me thyerjen e embargos së armëve dhe të karburanteve, në favor të fashistit Millosheviç, prej agjentit potent të Serbisë, ish Presidentit të Republikës Sali Berisha. Me këtë postimin tëndin shqiptarët po kuptojnë që Ilir Metën, ju “koneve” të vogla, “kamikaze” të tij, lidhjet me Sali Berishën, nuk i paskeni vetëm për të bërë korrupsion të paimagjinuar, me të cilat nga sot e deri në fund shqiptarët do t’i mësojnë me prova, me fakte dhe me kallëzime konkrete, por i paskeni edhe për të mbajtur Shqipërinë të destabilizuar në interes të flamës së Serbisë së vjetër të Millosheviçit”, deklaroi Beqiri për gazetën “SOT”.
Beqiri: Meta do përfundojë në burg
Më tej me tone të ashpra, avokati i njohur, Idajet Beqiri thekson për gazetën “SOT” se ish-deputetja e LSI, sipas tij, ka humbur qetësinë pasi Ilir po i ikën në burg. “Në përgjigjen e parë që të dhashë, në pikën e katërt, të shpjegova vet unë faktin që “u shpalla në kërkim ndërkombëtar në 182 vende të botës”, sepse duke qenë themeluesi dhe në krye të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar dhe në Armatën Kombëtare Shqiptare, i shpallëm luftë të re Serbisë për ta larguar nga Mitrovica Veriore dhe për të marrë sa më parë Kosova Statusin e shtetit Sovran dhe të Pavarur. Për këtë u dënova unë dhe të tjerë, moj Silvi i Ilirit, dhe ti, po të kishe pak kulturë të lexuari, do të ishe njohur me këtë të vërtetë dhe nuk do të bëje fajin e dytë, pas të parit. Fajin e parë e bëre duke marrë në mbrojtje sistemin diktatorial të Enver Hoxhës, duke e konsideruar vendimin politik të dënimit qesharak të një drejtuesi të një institucioni të rëndësishëm të kohës me 4 muaj burg, të drejtë! Nga ana tjetër, po ti (Ganiu po e po), e quani atë sistem diktaturë të egër që jepte dënime gjyqësore të padrejta! Shiko sa qesharake bëhesh?! Fajin e dytë po e bën tani, nga injoranca domosdo, por edhe nga emocionet e forta se po të ikën Iliri në burg, dhe ti nuk e imagjinon dot veten të rrosh pa të! Kjo injorancë konsiston në faktin që, nëse i thua vetes shqiptare, duhet të më thurje lavde mua, sepse luftova, sakrifikova, humba privilegjet në Belgjikë, ku gëzoja të gjitha të mirat që më jepte në qendër të Europës “Statusi i të Burgosurit Politikë” të regjimit neofashist të Berishës, që gëzoja me gjithë familjen time”, shprehet ai për gazetën “SOT”.
Partia e Lirisë, vatër korrupsioni
Por nuk ndalet me kaq, pasi avokati i njohur, Idajet Beqiri tregon për gazetën “SOT” edhe skemat korruptive që ndjek ish-presidenti për t’u pasuruar, ku sipas tij, një prej personave që është në shërbim të tij, është ish-deputetja Silva Caka. Madje, avokat Beqiri e këshillon zonjën Caka të largohet nga stani i Partisë së Lirisë. “Silvi, të ripërsëris të ikësh me vrap nga ai “stan” ku po bënë rolin e “kamikazes”, sepse veç të qënurit bashkëpunëtorë në rolin e ndihmëses dhe përfitueses nga korrupsioni marramendës i Ilir Metës, do të kesh telashe të tjera nga Monika”, tha ai për gazetën “SOT”.
Vendimet që tund Silva janë nul
Ndërkohë, avokat Beqiri, në reagimin e tij për gazetën “SOT”, ka sqaruar se vendimet që tund Silva Caka janë hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë si politike. “Shqipëria dhe historia e saj politike nuk fillon ditën që t’i Silvi u bëre me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar pranë Ilir Metës (sepse Monika nuk të afron, përkundrazi ta rregullon mirë qejfin). Lexo veprën “Shqipëria ime”, lexo vendimmarrjen e gjykatave dhe të Qeverisë së Kosovës për mos ekstradimin e Idajet Beqirit në Belgjikë dhe pse u refuzua kategorikisht ky ekstradim, me qëllim që ti, posaçërisht Iliri yt (sepse për Sali Berishën nuk mund të bëhet fjalë), të mos jeni më serb se serbët! Për këtë ngjarje, moj Silvi, unë u arrestova në Gjermani, bëra 6 muaj burg dhe u ekstradova në Shqipëri, pasi ishte hapur një proces gjyqësor kundër meje, kundër Gafurr Adilit dhe Taip Mustafajit. Shqiptarët e vërtetë moj Silvi, jo sërbofilët e pakët të kallëpit tuaj, kur unë mbërrita me pranga në duar në Rinas dhe putha tokën shqiptare, kanë derdhur lot në emër të atdhetarisë dhe të shqiptarizmit. Gjykata e Apelit Tiranë dhe Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë më deklaroi “Të pafajshëm”. Gjykata e Namurit në Belgjikë, për të njëjtën çështje, për të njëjtat ngjarje dhe fakte, domethënë për një gjë të gjykuar, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira që ka me Serbinë, vlerësoi se unë duhesha dënuar politikisht, sepse një pjesë e veprimtarisë atdhetare antiserbe e kishim kryer duke qenë në Belgjikë”, nënvizoi avokati i njohur, Idajet Beqiri për gazetën “SOT”.
g.kosovari