Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, informon se Komisioni i Prokurimit Publik, ka vendosur rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm, për proçedurën e dhënies me konçesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot- Morinë.
Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës./a.m.