• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Konçesioni i kumarit/ Kontratë 30-vjeçare për mbikqyrjen e kazinove, ja kriteret për kompanitë

by A R
17/12/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbikëqyrja “online” e industrisë së kumarit do të kryhet nga një kompani private. Ministria e Financave ka çelur procedurat e tenderit dhe afati për dorëzimin e dosjes është deri në 12 janar të vitit të ardhshëm. Koncesioni do të jepet për 30 vite dhe tarifat për mbikëqyrjen ‘online’ të bizneseve të lojërave të fatit do të paguhen nga kompanitë që monitorohen.
Tenderi
Sipas njoftimit, data përfundimtare e dorëzimit të ofertave do të jetë 12 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa afati i kontratës është 30 vite. Më parë, qeveria ka përcaktuar edhe kriteret për kompanitë që lejohen të marrin pjesë në tender. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, shoqëritë që kërkojnë të marrin këtë shërbim duhet të plotësojnë disa kushte, si të mos jenë në proces falimentimi dhe ndaj kapitaleve të tyre të mos ketë proces ekzekutimi përmbarimor. Paralelisht, administratori i kompanisë fituese duhet të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat dhe nuk duhet të ketë detyrime tatimore të pashlyera. Në njoftim, Ministria e Financave ka bërë publike edhe kriteret se si do të zgjidhet kompania fituese. Sipas tyre, 30 për qind e pikëve do të varen nga kriteret profesionale, 40 për qind nga kriteret teknike dhe 30 për qind të tjera lidhen me ofertën financiare. Qeveria thotë se përmes kalimit tek privati të këtij shërbimi, ajo synon të realizojë një kontroll më të fortë të qarkullimit të parave në industrinë e bixhozit, me qëllim vjeljen e taksave dhe shmangien e evazionit fiskal.

Tarifa
Tarifa që do të paguajnë shoqëritë e licencuara të lojërave të fatit përmban vlerën fikse për çdo pajisje/lojë fati për mirëmbajtjen e sistemit, si dhe vlerën në përqindje mbi të ardhurat bruto nga lojërat e fatit për shlyerjen e investimit dhe për ngritjen e përditësimin e sistemit SQMO. Formula, e cila do të shërbejë për llogaritjen e tarifës, do të jetë pjesë e dokumenteve standarde të tenderit.
3. Tarifa që do të paguajnë shoqëritë e licencuara të lojërave të fatit, e propozuar nga subjekti i shpallur fitues, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kriteret
Kriteret administrativo-ligjore që duhet të përmbushë çdo kandidat/ofertues për t’u kualifikuar në procedurat e vlerësimit janë si më poshtë vijon: të mos jetë në proces falimentimi dhe kapitalet e tij të mos jenë në proces ekzekutimi nga përmbaruesit. Të mos jetë subjekt i procedurave për deklarimin e falimentimit dhe të mos ketë një urdhër likuidimi të detyruar ose administrimi nga gjykata, ose të mos ketë një marrëveshje me kreditorët, ose ndonjë procedurë tjetër të ngjashme. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale. Të ketë përmbushur detyrimet për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës. Kandidati/ofertuesi i huaj duhet të vërtetojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër. Nëse dokumentet e sipërpërmendura nuk i lëshohen në shtetin e origjinës, atëherë kandidati/ ofertuesi lejohet t’i paraqesë ato në formën e deklaratave me shkrim, nën përgjegjësinë e tij të plotë. Çdo e dhënë e deklaruar dhe që rezulton e rreme përbën një kusht të mjaftueshëm për të skualifikuar aplikantin./GSH/a.m.

Next Post
Mourinho: Unitedi nuk do të përforcohet në janar

Mourinho: Unitedi nuk do të përforcohet në janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I moshuari në Durrës kundërshton urdhrin për evakuim: Kam derrat e qentë!

I moshuari në Durrës kundërshton urdhrin për evakuim: Kam derrat e qentë!

January 8, 2026
“Tirana, 1 vit pa kryetar”, kryeministri Rama: Nuk e kam kuptuar akoma se çfarë ka bërë Erion Veliaj

Përmbytjet në vend, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave

January 8, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Janar 2026

January 8, 2026
Në nderim të Qemal Dishës – themeluesit të vizionit që ndërtoi sigurinë

Në nderim të Qemal Dishës – themeluesit të vizionit që ndërtoi sigurinë

January 8, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Rritet paga minimale, eksperti tregon kush përfiton e kush del i humbur

January 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

1 ndër 10 votues të Trumpit janë sot të zhgënjyer nga ai

January 8, 2026
Raport mbi situatën nga moti i keq / MIE: Grupet e punës në terren, ndërhyjë kudo ku ka problematika

Raport mbi situatën nga moti i keq / MIE: Grupet e punës në terren, ndërhyjë kudo ku ka problematika

January 8, 2026
Merr vëmendjen e mediave italiane ndarja nga jeta e Shpat Kasapit: Erdhi për trajtimin e të birit, por ndërroi jetë pas një arresti kardiak

“Shpat Kasapi e parandjeu fatin e vet”, përlotet halla e këngëtarit: Brendia e tij ishte ndryshe…

January 8, 2026
Përmbytjet, Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

Përmbytjet, Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

January 8, 2026
Moti ekstrem bllokon Europën, autoritetet paralajmërojnë: Situata do të mbetet e vështirë edhe ditët e ardhshme

Moti ekstrem bllokon Europën, autoritetet paralajmërojnë: Situata do të mbetet e vështirë edhe ditët e ardhshme

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In