• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koncesionet e ‘Berishës’ më fitimprurëset për privatin, 16 kontratat që po ‘rrjepin shqiptarët’

by Java News
19/10/2018 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesi i koncesioneve arriti në 53 miliardë lekë vitin e kaluar, duke shënuar një rekord të ri historik. Top Channel analizoi bilancet e 16 koncesioneve më të mëdha në vend, nga ato të burimeve natyrore e deri tek kontratat në fushën e shëndetësisë, transportit dhe ato të kontrollit fiskal. Sipas bilanceve të dorëzuara nga vetë kompanitë, për vitin e kaluar xhiroja e koncesioneve më të mëdha në vend arriti 475 milionë euro ose sa 3.3% e prodhimit të përgjithshëm kombëtar.

Më shumë se gjysma e kësaj shifre vjen nga dy koncesione, të cilat shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit, ai i naftës në Patos-Marinzë dhe miniera e kromit në Bulqizë. Në total, të dy këto koncesione kanë faturuar rreth 33 miliardë lekë, ndërkohë që pas tyre vijnë me radhë koncesioni i aeroportit, ai i pasaportave dhe monopoli i skanimit në dogana.

Por, cilat janë koncesionet më fitimprurëse në Shqipëri? Sipas bilanceve të dorëzuara në QKR, vendin e parë e mban koncesioni i aeroportit. Në vitin 2017, Tirana International Airport pati një fitim para tatimit prej 2.8 miliardë lekësh. Pas tij renditet koncesioni i kromit me 1.8 miliardë lekë fitim dhe më pas vijnë pasaportat, kolaudimi dhe skanimit të cilat kanë patur një fitim vjetor nga 207 deri në 542 milionë lekë.

Në total, 16 koncesionet më të mëdha të vendit vitin e kaluar fituan 7.3 miliardë lekë ose rreth 60 milionë euro, me një normë mesatare fitimi prej mbi 13% mbi xhiron. Por, brenda listës ka kompani me norma fitimi deri në 46%, siç është rasti i aeroportit të Rinasit, apo 25-30% si pasaportat dhe kolaudimet.

ma.me

Next Post
Ndryshimi i kufijve/ BE tërhiqet: Kosova e Serbia ta gjejnë vetë zgjidhjen

Hahn: Deputetët të votojnë për ardhmërinë e Maqedonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In