• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koncerti vjenez dhe politika shqiptare (ende) e trullosur nga rakia

by S M
03/01/2017 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Sot në botë ka një listë shumë të gjatë orekstrash të famshme të muzikës klasike, me një repertor dhe aktivitet që shtrihet në të katër anët e globit. Globalizimi i muzikës ka udhëtuar bashkë me përparimin e teknologjive dhe ndryshimin gradual të shijeve të publikut në të gjithë cepat e planetit. Gjen sot orkestra shumë të mira të muzikës klasike në Tokio, Seul apo edhe në Australi, Amerikën Latine. Pa folur për Europën dhe Amerikën e Veriut, aty ku kjo muzikë ka një traditë të gjatë e të konsoliduar kohore.

Ardhja e Ansamblit Filarmonik të Vjenës në Tiranë, një orkestër klasike që nuk duhet ngatërruar me Filarmoninë e Vjenës, me një repertor të ngjashëm me atë të Koncertit të Vjenës, që mbahet çdo vit, shënoi një event muzikor të veçantë për Tiranën e fjetur të ndërrimit të viteve, ku më shumë dëgjohen fishekzjarret brutale dhe tallavaja ose muzika house e klubeve të natës. Salla e mbushur plot e Pallatit të Kongreseve tregoi se shqiptarët kanë një pikë të dobët për Shtrausin dhe përgjithësisht valsin e ish-perandorisë austro-hungareze. Koncerti i mbrëmshëm ofroi muzikë të nivelit të lartë dhe imazhet e një kryeqyteti që afrohet me Europën, më shumë sesa me rajonin ku ndodhet gjeografikisht.

Ka pasur polemikë në media dhe në rradhët e politikës, në lidhje me ngatërrimin e orekstrës së Shkelzen Dolit, me Filarmoninë e Vjenës. Është me vend të debatohet për emërtimin dhe përbërjen e një grupi muzikor të famshëm që zbret në Tiranë. Por kur sheh se pas koncertit, politikanë shqiptarë që nuk ka gjë për të thënë e flasin në tym, sapër të hedhur shashka në gojën e një shtypit që është në “krizë” lajmesh, kupton sesa e pirë me raki është klasa jonë politike. Deklaratat qesharake të Petrit Vasilit për muzikën vjeneze “që duhet të flasë shqip”, janë pasqyra e një elite politike injorante dhe llafazane, që bën debat edhe për tema me të cilat as që i takon të merret. Sepse një ish-ministër shëndetësie ka po aq lidhje me muzikën klasike, sa edhe një futbollist me shkencën e raketave! Të qenit “kamarier” apo “dezhurn” sa herë të urdhëron partia të flasësh, nuk është ndonjë meritë për t’u pasur zili!

Next Post
Trafiku i drogës me avionë/ BE e shqetësuar: Po ju monitorojmë

Mogherini: Reformimi i gjyqësorit në Shqipëri i hapi rrugën integrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In